Vulvodynia

Perfshin dhimbjen kronike te zones perreth hapjse vaginale (vulves ) ne munges te shkaqeve te identifikueshme.
Karakterizohet nga :

- Djegje
- Ndjenje plagesie
- Thumbime apo pickime
- Dhimbje gjate aktit seksual (dyspareuni)
- Kruarje

Dhimbja mund te gjate gjithe kohes ose me nderprerje dhe zgjat me muaj deri ne disa vite. Kjo dhimbje mund te zhduket papritur ashtu sikur dhe ka nisur. Dhimbja mund te ndihet ne krejt regjionin vulvar apo mund te jete te lokalizuar ne disa pjese psh : vetem ne hyrje ( vestibule ) cka shkakton dhimbje vetem kur ushtrohet presioni ne zonen perreth hyrjes vaginale. Indet vulvare mund te duken te inflamuar dhe te enjtur.

Ne cdo rast qe nje grua ka veshtiresi apo dhimbje duhet te diskutoj me mjekun per te gjetur dhe trajtuar faktoret e tjere qe nderveprojne apo e perkeqesojne gjendjen sic jane infeksionet bakteriale apo mykotike , diabeti . Duke qene se nuk njihen shkaqet e ketij crregullimi , kekohen faktor favorizues sic jane :

- Demtime apo irritime te nervave perrreth vulves
- Infeksione mykotike te kaluara
- Alergji ose ndjeshmeri e shtuar ne lekuren pereth
- Ndryshime homonale

Vulvodinia nuk eshte semundje seksualisht e transmetueshme, dhe as shenje e pranise se kancerit.

Duke qene se jep dhimbje te vazhdueshme shpesh here ajo shoqerohet me frenim te aktivitetit seksual, cka do te sjelli probleme emocionale. Frika e te paturit dhimbje shkakton spazma te muskujve perreth vagines (vaginismus). Te tjera komplikacione jane : ankthi, depresioni, crregullime te gjumit, crregullime te funksionit seksual, cregullim te lidhjeve, ulje te cilesise se jetes.

Pergjithesisht duhet bere nje egzaminim pelvic per te pare mire organet genitale te jashtme, dhe te shihen shenja te infeksioneve shoqeruese sikur myku, apo vaginoz bakteriale, dhe mund te merret nje tampon per te pare me specifikisht floren bakteriale.

Trajtimi i vulvodinise ka per qellim qetesimin e simptomve : pergjithesisht mund te perdoren kombinime preparatesh per te arritur kete qellim, nderkohe qe trajtimi mund te kerkoje disa muaj deri ne permiresim te dukshem.

- Medikamentet : Antidepresantet tricyclic ose antikonvulsanatet ndihmojne ne qetesimin e dhimbjes .Antihistaminiket perdoren per te qetesuar te kruarat.
- Biofeedback terapi : nepermjes se ciles pacientja mesohet te kontrolloj pergjigjen specifike te trupit karshi dhimbjes , sikurse dhe te relaksoj muskujt pelvik te cilet duke u kontraktuar sjellin dhimbje.
- Anestetik lokal : pergatitje me permbajtje lidokaine mund te aplikohen rreth 30 min para aktit seksual por perdorimi I ketyre preparative eshte i perkohshem , dhe shoqerohet me cregullmit te ndjeshmerise edhe tek partneri.
- Blloku nervor : nepemjet injeksioneve local.
- Terapi e dyshemes Pelvike : ushtimi i muskujve pelvik nepermjet ushtrimeve te Kegelit sjell lehtesim te dhimbjeve.
- Kirurgji : ne raste te vecanta ,kur burim dhimbje jane zona te mirekufizuara behet heqja kirugjikale e tyre psh vestibuloectomy.
- Kompresa te ftohta : te vendosura direkt ne organet genitale te jashtme mund te qetesojne dhimbjen dhe te kruarat.
- Banja me uje te vaket : dy –tre here ne dite ose me uje te ftohte per 5 deri 10min.
- Te shmangen geta apo te brendshme nailon: kete rroba pengojne ajrimin ne organet genitale, japin rritje te temperatures lokale, ose lageshtim te saj cka do te sjelli irritim. Per kete arsye rekomandohen te brendshme te pambuketa, te bardha, te cilat lejojne venitilimin dhe tharjen, dhe te mos mbahen te mbathura gjate nates.
- Te shmangen banjat e nxehta : pasi temperaturat e larta shtojne diskomfortin dhe te krruarat.
- Te shmangen aktivitetet fizik qe shtojne presionin vulvar : sikur jane bicikleta ,apo kalerimi.
- Larje intime e kujdeshme : duke shmangur ferkimin e forte , dhe te behet shplarje e kujdesshme me uje te bollshem. Pas tharjes me peshqir (jo leter higjenike ) mund te behet lyerja me perbjerje petroleum te tejdukshme (jo ngjyrues apo perfume).
- Te perdoren lubrifikues : para cdo marrdhenieje seksuale.
- Antihistamik : para gjumit per te qetesuar te kruarat.