- Aborti spontan
- Adenomioz
- Amenorreja
- Anatomia ap. Femëror
- Anemia
- Astma gjatë shtatzënisë
- Anorgazmia
- Back Pain (dhimbja e shpinës)
- Çrregullimet e gjendres tiroide
- Çrregullimet Gastrointestinale
- Diabeti i shtatzënisë
- Dismenore
- Dispareunia
- Ekografia
- Embolia e Likidit Amniotic
- Endometrioza
- Fibroza Kistike
- Fiziologjia e Ap. riprodhues
- Geu (Barra jashtë mitre)
- Gjendra e Bartolinit
- Hingoma Cystike
- Histeroskopia
- Infeksionet e aparatit urinar
- Inseminimi artificial
- Kanceri Vaginal
- Kanceri i Vezores
- Kanceri i Vulves
- Kanceri i qafes se mitres
- Karunkula e uretres
- Kontracepsioni
- Kontracepsioni i urgjences
- Korioamnionitis
- Rekomandime K.Urgjences
- Kolposkopia
- Licheni Vulvar
- Lythat Gential
- Menopauza
- Menoragjia
- Mykoza vaginale
- Pap Testi
- Polipet e Mitres
- Semundje Inflamatore Pelvike
- Semundjet e zemres
- Semundjet Gastrointestinale
- Sëmundje të Transmetueshme
- Shtatezania molare
- Sindromi Premenstrual
- SPCO
- Te vjellat ne shtatezani
- Toksoplasmoza
- Vaginit Atrofik
- Vaginoza Baktriale
- Vulvodynia
- Ushtrimet Kegel
- Dhimbjet Gjinekologjike
- Kalendari i Kujdesit Prenatal
Kanceri i Vezores
Kanceri i vezores e merr origjinen nga qelizat e vezores.
Vezoret jane ne formen dhe madhesine e bajameve dhe vendosen prane mitres. Gjate jetes riprodhuese te gruas ato prodhojne qelizat veze si dhe homonet steroid femeror estrogjen dhe progesterone. Kanceri i vezores shpesh here kapet ne stadet e perparuara, atehere kur eshte perhapur ne indet perreth, cka e ben te patrajtueshem dhe fatal.
Simptomat
Shenjat klinike te ketij tumori nuk jane specifike dhe shpeshhere ato imitojne gjendje te pergjithshme sidomos te semundjeve te aparatit gastro-intestinal:
• Rendim i barkut, ndjenje ngopjeje e menjhershme, fryrje, gurgullima ne bark.
• Dhimbje ose diskomfort pelvik
• Tretje te keqe dhe te vazhdueshme, gazra ose te perzjera
• Ndryshime ne daljen jashte ne forme kontripacioni
• Ndryshime ne urinim ne forme shpeshtesimi te urinimit
• Humbje oreksi, ngopje e shpejte
• Rritje e permasave te barkut (rrobat nisin te rrine ngusht ne nivelin e belit)
• Ndjenje e vazhdueshme mungese energjie, keputjeje, pamundesi.
• Dhimbje te mesit
Shkaqet
Nuk eshte i qarte shkaku i kancerit te vezores. Pergjithesisht, tumori nis kur qelizat normale pesojne nje mutacion ne materialin e tyre gjenetik, duke bere qe keto qeliza te rriten dhe shumefishohen jashte konrtollit. Dhe duke qene se keto qeliza nuk vdesin ato grumbullohen dhe formojne masen tumorale. Me pas keto qeliza perhapen ne organet perreth dhe ne ato me te largeta(metastaza).
Tipet e kancerit te vezores:
• me origjin nga qelizat qe veshin nga jashte vezoret (epithelial)
• me origjin nga qelizat veze –prodhuese (germinal)
• Me origjine nga qelizat hormone prodhuese (stromal)
Eshte tipi i tumorit qe percakton prognozen dhe mundesit e trajtimit!
Ka disa faktore qe rritin rrezikun per te zhvilluar kancer te vezores, por kjo nuk do te thote qe nese nje grua i ka keto faktore, do te semuret domosdoshmerisht.
• Mutacion i trasheguar gjenik: nje pjese e vogel e rasteve me kancer te vezores jane te shkaktuar nga nje mutacion gjenik i trasheguar. Keto gjene jane BRCA1 dhe BRCA2
(gjeni i kancerit te gjirit). Keto gjene jane identifikuar ne grate e familjeve me raste te shumte te kancerit te gjirit, nga ku kane mare dhe emrin. Por ne fakt keto mutacione behen faktore per zhvillimin e kancerit te vezores, gjithashtu. Nje tjeter link eshte edhe sindromi i trasheguar i kancerit colorectal jopolipoid (HNPCC) qe shoqerohet me rritje te mundesive per te zhvilluar kancer te shtreses se brendshme te mitres (endometer) , te zorres, te vezores, dhe te stomakut.
• Histori familiare per kancer te vezores: nese nje i aferm i grades se pare, nena, moter, apo teze, kane kancer te vezores rriten mundesit per tu shfaqur ne femrat e tjera te familjes.
• Prani e nje kanceri te mepershem prania e nje kanceri te gjirit, kolonit, rektumit, apo mitres rrit shancet per kancer te vezores.
• Mosha e rritur. me rritjen e moshes rriten shancet per te bere kancer te vezores, dhe sidomos pas menopauses.
• Te mos mbetur kurre shtatezane (nulipariteti)
Diagnoza - vendoset duke u bazuar ne disa teste dhe procedura:
• Ekzaminimi pelvic: kontrollohen me kujdes dhe kerkohen ndryshime ne vulve, vagine, qafen e mitres, ne miter, pranine e masave ne pelvis, apo te ngjtjeve (adherenca). Gjate vendosjes se spekulimit, merren tampon per infeksione te ndryshem, si dhe pap test.
• Ekografia: gjate se ciles behet vleresimi i permasave, formes, struktures se vezoreve, te mitres, dhe strukturave perreth.
• Nderhyrje kirurgjikale per te marre material per ekzaminim histopatologjik, per te konfirmuar diagnozen.
• Dozimi CA 125: eshte nje proteine ne siperfaqen e qelizave kanceroze dhe ndonjere edhe ne siperfaqet e indeve te shendoshe. Duke qene se vlerat e ketij markuesi jane te larta dhe ne shume gjendje jokanceroze, dozimi i tij nuk perdoret per te vene diagnozen, por per te monitoruar trajtimin.
• HE4 (human epididymal protein 4) : eshte biomarkues i perdorur per dedektimin e kancerit te vezores. Shprehja e tij ne qelizat normale eshte shume e vogel. Rritje te vlerave te ketij markuesi jane pare ne te semuret me kancer te vezores. HE4, perdoret per te monitoruar rekurencen e semundjes ne pacientet me kancer epithelial te vezores Ne rastet e masave pelvike me ane te algritmint (ROMA) perdoret ne kombinim me vlerat e ca 125 per te percaktuar nje vlere te mundshme per cancer te vezores.
Stadifikimi:
• Stadi I. Tumori i kufizuar ne nje ose ne te dy vezoret.
• Stadi II. Tumori i perhapur ne organet e afterta, ne miter apo tuba.
• Stadi III. Tumori i perhapur jashte organeve pelvike, ne limfonoduj apo ne organet e barkut.
• Stadi IV. Tumori i perhapur jashte organeve te organe te largeta si melci, mushkri, kocka.
Trajtimi:
Perfshin kombinimin e kirurgjise me kimoterapi.
Kirurgjia: Per trajtimin e kancerit te vezores eshte nje intervent i zgjeruar qe perfshin heqejne e te dy veozreve, mitres, tubat e Fallopit, limfonodujt a afert, nje shtrese indi dhjamor te hapesieres se barkut (omentum).
Por nese tumori kapet ne stade te hershme, mund te behet ndehyrje me kufizuar e vezores se prekur, duke ruajtur ne kete menyre dhe fertilitetin e gruas (nese ka deshire)
Kimioterapia: mund pas nderhyrjes kirurgjikale per te vrare cdo qelize te mundshme te mbetur ne organizem. Por mund te perdoret dhe si terapi fillestare ne format e perparuara te semundjes. Merret ne injeksione ne vene, ose e hidhet direct ne hapesiren e barkut.
Parandalimi:
• perdorimi i kontraceptiveve oral: perdorimi i pilulave homonale ul rrezikun per kancer te vezores, dhe ky rrezik ulet me shume me kohen e perdorimit te tyre. Gjithsesi per shkak te efekteve anesore te tyre, eshte e rekomanduar marja nen kontrollon e mjekut.
• keshillimi gjenetik ne format familjare: nese jane bartes te mutacioneve genetic duhet menduar heqja profilaktike e vezoreve