Toxoplasmoza


Është sëmundje e shkaktuar nga parazitë të quajtur toxoplazma gondi. Infektimi me këto parazit mund të japë shenja të ngjashme me gripin, por shumica e personave të infektuar mund te mos shfaqin asnje shenje apo simptomë. Më shpesh mund të shoqërohet me:

• Dhimbje të trupit
• Zmadhim të gjëndrave limfatike
• Dhimbje koke
• Ethe
• Lodhje
• Dhe më rrallë dhimbje të fytit
Në personat me imunitet të dobët mund të japë:
• Dhimbje koke, Konfuzion
• Moskoordinim
• Dëmtime në kokë
• Probleme në mushkri të ngjashme me tuberkulozin, ose pneumocisti carini.
• Shikimi jo i qarte si rezultat i inflamacionit të rëndë të retinës

Tek bebet
Nëse gruaja infektohet për here te pare, para ose gjate shtatzënisë, ka rreth 30 % të shanseve për të kaluar infeksionin tek bebi. Edhe nëse nena nuk ka shenja apo simptoma te infeksionit bebi ka më shumë shance për tu prekur nga toksoplazma nese infkesioni ndodh gjate tremujtoit te trete sesa ne trimestrin e pare. Sa me heret ne shtatezani te ndodhi infektimi, aq me te renda do te jene pasojat. Ne shumicen e rasteve me preje te hershme ndodh abort apo vdekje te fetusit ne miter. Ndersa ata qe do te mbijetojne do te shfaqin:
• Dëmtime të sistemit nervor qendror
• Zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës ( hepatosplenomegali )
• Zverdhje të lëkurës dhe të bardhës së syrit
• Infeksione të rënda të syve
Vetem nje numer i vogel i porsalindurve shfaqin shenja te infeksionit. Shpesh mund te vihen re demtime ne vitet pasardhese sikur : humbje te degjimit crregullimie mendore, infeksione te syve.

Toxoplasma gondii (T. gondii) është organizëm njëqelizor, parazit qe mund te-infektoj shumicën e kafshëve dhe të zogjve. Por duke qene se ai riprodhohet seksualisht vetem macet, e egra apo shtepiake, mbeten bujtesi i fundit i tyre. Kur njeriu infektohet nga parasite T.gondii, formohen ciste te cilat mund te prekin pothuaj cdo pjese te trupit, shpesh trurin, muskujt perfshire edhe zemren. Ne nje njeri te shendeteshem, sistemi imun i ndalon keto parazite, ato mund te mbeten ne trup ne gjendje inaktive, duke i dhene organizmit imunitet kohegjate. Por nese imuniteti dobesohet, nga semundje apo medikamente te ndryshem, infeksioni mund te riaktivizohet duke dhene komplikacione serioze.

Menyrat me te mundshme te infektimit jane:
• Rënia ne kontakt me fecet e maceve qe përmbajnë parazitë. Gjate punimit te kopshtit, pastrimit te kolibeve. Me te rrezikshem jane macet qe gjuajne minj ose qe ushqehen me mish te gjalle.
• Ngrenia e ushqimeve ose pirja e ujit te kontaminuar. Qingji, derri dhe dreri infektohen me shpesh nga T. Gondii. Produktet e papasterizuara mund te permbajne parasite, sikur dhe uji i pjeshem.
• Perdorimi i thikave, mjeteve te guzhines. Te cilat kane rene ne kontakt me mish te gjalle dhe nuk jane lare mire me uje te nxehte dhe sapun.
• Ngrenia e frutave apo perimeve te palara: siperfaqja e tyre mundet te kete gjurme te paraziteve, prandaj duhet qe para konsumimit te tyre te jene te lare me uje te bollshem
• Transplanti i organeve te infektuar me te, apo transfuzioni i gjakut te infektuar.

Çdokush mundet të infektohet me Toxoplazmen, pasi paraziti është i përhapur ne gjithe boten. Me te rrezikuar jane personat me imunitet të dëmtuar sikur mbaretesit HIV/AIDS, mjekimi me Kemioterapi, përdorimi steroideve apo imunosupresanteve.

Testimi gjate shtatzënisë
Nëse dyshohet infeksioni atehere kerkohen ne gjak antitrupat, te cilat jane proteina qe prodhohen nga sistemi imun si pergjigje ndaj pranise se mikrobeve te ndryshem ne organizem.
Nese analiza behet heret ne kohe, mundet te dali negative, edhe pse gruaja mund te jete e infektuar ne kete rast duhet perseritur serish analiza. Nje rezultat pozitiv do te thote nje infeksion aktiv, ose mundet qe kohe me pare eshte kaluar si infeksion, dhe tashme gruaja behet imune kundrejt semundjes.

Nëse gruaja është shtatezane dhe eshte e infektuar me toksoplazmen per te pare nese bebi eshte i infektuar apo jo behet:
• Amniocenteza. Pas javes se 15, nepermjet nje ageje te holle, terhiqet pak leng amniotik, dhe shihet per pranin e toksoplazmes.
• Ekografi fetale per te pare shenja te tilla indirekte te semundjes tek fetusi sikur eshte prania e likidit me shumice ne tru. Duke qene se shumica e femijeve nuk shfaqin shenja te toksoplazmes, ne lindje, ekografia nomale nuk e perjashton mundesine e infeksionit. Per kete arsye, i porsalinduri duhet ti nenshtrohet ekzamnimeve te gjakut gjate vitit te pare te jetes.

Ne raste me te veshtira apo te komplikuara eshte e nevojshme kryrja e:
• Rezonances magnetike (MRI).
• Biopsi e trurit ne raste te rralla kur nuk shihet pergjigje ndaj mjekimit, ne format akute.

Trajtimi:
• Pyrimethamine (Daraprim). Eshte antagonist i acidit folic, dhe ka si efekt anesor parandalimin e perthithjes se folateve ( acif folik, vit b9, vit b kompleks ) kur jane marre ne doza te larta per nje kohe te gjate, suprimimin e palces se kockes, hepatotoksicitet.
• Sulfadiazine. Eshte antibiotik qe perdoret se bashku me pirimethaminen per trajtimin e toxoplasmozes.

Trajtimi i grave shtatzënë dhe bebes
Per grate shtatzëne të cilat janë te infektuara me toksoplazem, por bebi është i paprekur, mjekimi është me SPIRAMICIN. Nese testet tregojne qe fetusi eshte i infektuar mjekimi do te jete me pyrimethamine dhe sulfadiazine. Por duke qese se keto preparate kane shume efekte anesore, serioze, per fetusin dhe nenen, atehere, duhen perdorur me shume kujdes, dhe vetem ne raste ekstreme. Mjekimi medikamentoz mundet te uli shkallen gravitetit te semundjes, por nuk mund te heqi asnje nga demtimet e bera me pare se te nisej mjekimi.

KUJDES PER GRATE SHTETAZANA:
• Te vishen doreza sa here qe punohet toka. te vishen doreza s ahere qe punohet ne natyre dhe me pas te lahen duart me uje te bollshem dhe me sapun, sidomos para se te pergatitet ushqimi.
• Nuk duhet ngrene mish i gjalle apo pak i gatuar. mishi, sidomos qengji dhe derri, vici mund te mbajne organizma te tokosoplazmes.
• Te lahen enet e guzhines me kujdes. pas pergatitjes se mishit duhet te lahen te gjitha mjetet e guzhines me uje te nxehte, sapun dhe te shpalhen bollshem sikur edhe duart.
• Te lahen te gjitha frutat dhe perimet. te ferkohen frutat e fresketa dhe perimet me kujdese, nëse duhet te qërohen pasi te jene lare me pare.
• Te mos perdoret qumesht i papasterizuar pasi mund te permbaj parasite te toksoplazmes.
• Te ruhet me kujdes ushqimi. për te shmangur prekjen e tyre nga kafshët shtëpiake