Vaginoza bakteriale


Vaginoza bakteriale eshte inflamacion qe shkaktohet nga mbirritja e nje ose me shume tipeve te bakterieve te cilat jane te pranishme normalisht ne vagine, duke prishur balancen bakteriale vaginale. Nuk dihet saktesihst perse zhvilohet, por disa aktivitete sikur marrdheniet sexual te pambrojtura, ose dushet vaginal te shpeshte rrisin hassherin e kesaj gjendje.

Simptomat
• Rrjedhje vagiinale e holle dhe ne ngjyre te bardhe ne gri
• Sekrecione me ere peshku, qe theksohet pa marrdhenieve sexual
• Irritim apo djegje vaginale
• Dhimbje gjate marrdhenieve
• Djegje gjate urinimit
• Hemoragji vaginale te lehte
Por shpesh mund te mos kete shenja apo simptoma.

Shkaqet
Vaginoza bakteriale vjen si rezultat i mbirritjes se nje ose me shume organizma populluese te vagines. Normalisht bekteriet e mira (LAKTOBACIL) mbizoterojne mbi baktiet e keqija (anaerobe ), por ne kur mikrobet anaerobe mbirriten, atehere zhvillohet vaginoza bakteriale. Kjo mund te perhapet gjate marrdhenieve seksuale por mund te ndodhi e ne grate qe nuk jane seksualisht aktiv.

Faktoret rezikues
• Partner seksual te shumte apo nje partner I ri. apo dhe ne marrdhinet homoseksuale
• Dushet vaginal. larja e vagines me uje apo solucione pastrues, con ne mbirritje te bakterieve anaerobe. Perderisa vagina eshte e pajisur natyralisht me vete pastrim, dushet vaginal nuk jane te domosdoshme per tu perdorur.
• Perdorimi IUD (mjete brendamitreore ) per te ruajtur nga shtatezania.
• Rraca e zeze. jane me te predispozuar per te zhvilluar vaginoz bakteriale.
• Deficit natyral i laktobacileve.

Komplikacionet
Pergjithesisht Vb nuk jep komplikacione por ne raste te vecante mund te sjelli:
• Lindje parakohe. ne grate shtatezana mund te japi lidnje parakohe dhe lindje te femijve me peshte te ulet.
• Infeksione seksuale te transmetueshme. Vb favorizin marjne e infeksionev te tjera sikur, HIV, herpes simplex, klamidia apo gonoreje, Ne te njejthen menyre nje grua mbartese e HIV, dhe vaginoze bakteriel ka me shume mundesi t ‘ ja trancmetoj partnerit te vete kete infeksion.
• Rrit rriskun e per infeksione te ndryshme pas nderhyjreve kirurgjikale te ndryshme

Diagnoza
Bazohet ne nje marrje te hollesishme te histories se semundejes, te pranise se semundjeve te tjera, te partereve. Behet egezminimi pelvic gjate te cilit shihen organet seksuale te jashmte,, palpohen organet e brendshme, merren material me ane te tamponit vaginal nga fornixet vaginal, siperfaqja e brendshme e kanalit te qafes se mitres. Shihet per prani te mikrobeve anaerobe, q el “ clue “, matje e te ph te vagines.

Trajtimi
• Metronidazole (Flagyl, Metrogel-Vaginal). Mund te merret nga goja, 2 here ne dite per 7 dite, por mund te merren lokalisht ne vagine. E rendesihsme eshte te evitohet cdo lloj alkoli gjate marrjes se medikamenti pasi mund te japi dhimbje te stomakut, te perzjera, dhe dhimbje koke.
• Tinidazole (Tindamax). Ky medicament mund te merret 2 here ne dite, nga goja, per 2 deri 5 dite ne varesi te grades se zhvillim semundjes Nuk duhet marre alkol edhe gjate perdorimit te ketij medikmenti per te njejtat arsye si me siper.
• Clindamycin (Cleocin, Clindesse,) Ky medikament eshte ne forme te kremit vaginal per 7 dite. Duhet patur kujdes pasi ky e doebeson latexin e prezervatitivt, nje efekt ky qe zgjat eshte 5 dite pas perfundimit te mjekimit.
Rekurenca: pavaresisht trajtimit efektiv te vaginozes, eshte e zakonsheme nje rikthim I saj 3 -6 muaj me vone. cka kerkone ritrjajtim, Por nese rikshqaja eshte e shpjete pas terapise, ateher mund te diskutohet marrja e per nje kohe me te tgjate e metronodazolit. Merren laktobacil per te mbirritur floren positive vaginale nepermjet produketeve te gatshme apo duke ngrene kos me bacile apo ushqime te tjera qe permbajne laktobacilin.

Parandalimi
• Minimizimi i irritimit vaginal. Pas dusheve te trupit, duhet te shplahet me uje te bollshem mbeturinat ne organet genitale te jashtme, dhe te behet tharje e tyre. Duhen perdorur sapune te bute, jo te parfumuar. dhe tampon apo piceta jote perfumosura.
• Te mos behen dushe vaginal. vagina nuk ka nevoje per tu lare spceifikisht, pasi ne kete menyre prishet rritje e mikrobeve normale. Larja vaginale nuk pastron nje infeksion vaginal.
• Te shmangen infeksione seksualisht te transhmetuesme duke perdorur prezervativ, duke kufizuar partneret seksual, respeketimi i monogamis.