- Aborti spontan
- Adenomioz
- Amenorreja
- Anatomia ap. Femëror
- Anemia
- Astma gjatë shtatzënisë
- Anorgazmia
- Back Pain (dhimbja e shpinës)
- Çrregullimet e gjendres tiroide
- Çrregullimet Gastrointestinale
- Diabeti i shtatzënisë
- Dismenore
- Dispareunia
- Ekografia
- Embolia e Likidit Amniotic
- Endometrioza
- Fibroza Kistike
- Fiziologjia e Ap. riprodhues
- Geu (Barra jashtë mitre)
- Gjendra e Bartolinit
- Hingoma Cystike
- Histeroskopia
- Infeksionet e aparatit urinar
- Inseminimi artificial
- Kanceri Vaginal
- Kanceri i Vezores
- Kanceri i Vulves
- Kanceri i qafes se mitres
- Karunkula e uretres
- Kontracepsioni
- Kontracepsioni i urgjences
- Korioamnionitis
- Rekomandime K.Urgjences
- Kolposkopia
- Licheni Vulvar
- Lythat Gential
- Menopauza
- Menoragjia
- Mykoza vaginale
- Pap Testi
- Polipet e Mitres
- Semundje Inflamatore Pelvike
- Semundjet e zemres
- Semundjet Gastrointestinale
- Sëmundje të Transmetueshme
- Shtatezania molare
- Sindromi Premenstrual
- SPCO
- Te vjellat ne shtatezani
- Toksoplasmoza
- Vaginit Atrofik
- Vaginoza Baktriale
- Vulvodynia
- Ushtrimet Kegel
- Dhimbjet Gjinekologjike
- Kalendari i Kujdesit Prenatal
Kolposkopia
Colposcopy (kol-POS-kuh-pee) eshte nje procedure e egzaminimit te qafes se mitres, vagines dhe vulves, nepemjet nje intrumenti te quajtur Kolposkop.
Kolposkopia rekomandohet te kryhet nese pap testi apo egzaminimi pelvic tregon ndryshime jonormale. Perdoret per te diagnostikuar:
• Kancerin e qafes se mitres
• Lythat genital
• Inflamacion te qafes se mitres ( cervicitis )
• Ndryshime prekanceroze indore te qafes se mitres
• Ndryshime prekanceroze ne vagine
• Ndryshime prekanceroze ne vulve
• Kancerin e Vagines
• Kancer Vulvar
Kolposkopia eshte procedure e sigurt, me shume pak rreziqe. Rralle mund te shihen komplikacione te tilla sikur:
• Hemoragji
• Infektion
• Dhimbje pelvike
• Ethe
Pergatitja:
• egzaminimi behet pasi kane kaluar mentruacionet
• te evitohen marrdheniet seksuale nje ose 2 nete me pare
• te mos perdoret tampon nje ose 2 nete para egzaminimit
• nese ka probleme te tjera mund te perdoret nje qetesues te tipit advil, ponstan para egzaminimit.
Gjate procedures:
Kolposcopia behet ne dhomen ambulatore dhe zgjat nga 10 deri 20 minuta. Egzaminimi behet ne shtratin gjinekologjik ( ne te njejten menyre si vizita gjinekologjike ) Vendoset spekulumi vaginal plastic apo metalik, ne vagine dhe behet e dukshme qafa e mitres. Vendoset kolposkopi disa cm larg, dhe pastrohet qafa e mitres dhe vagina me ane te nje pambuku te thate. Me pas aplikohet pambuk i lagur me acid acetic ( i holluar )
Kjo mund te japi shkaktoj nje ndjenje djegje te lehte. gjate ketij aplikimi behen te dukshme zonat me qeliza te demtuara duke marre nje ngjyre te bardhe me intensitet te variushem ne varesi te grades se demtimit. Gjate kesaj kohe shihen per demtime te vazave te gjakut, me ane te nje filtri ngjyre jeshil.
Ne fund vendoset pambuk me solucion Lugol per te bere me mire te dukshme kufijte e zonave te demtuar, nga ato normale, si dhe ngjyrimin karakterisitk te zonave me ndryshime displazike. Ne rast se shihen zona te dyshimta atehere me ane te nje intrumenti te mprehte meret nje pjesez indore dhe cohet ne laborator per studime te metejshme.
• biopsia e qafes se mitres: pergjithesisht nuk jep dhimbje, por mundet qe disa paciente te ndjejne nje lloj presioni apo krampe
• biopsia e vagines: pjesa me e madhe e vagines ka ndjeshmeri te ulet, por ne pjesen e poshtme te saj mund te shkaktoj dhimbje cka ben te domosdoshem perdorimin e anestezise lokale. Nese ka hemoragji mund te perdoren lende kimike ne vendin e biopsies.
Pas kolposkopise
Nese nuk merret biopsi mund te vazhdohet aktiviteti jetesor normalisht.
Ne rast marrje te biopsise mund te kete:
• dhimbje vaginal ose vulvar qe zgjsin nje apo dy dite
• hemoragji e lehte 3 deri 4 dite
• sekrecione vaginale ne ngjyre te erret
Ne te tilla raste duhen shmangur perdorimi i tamponave, larjeve dhe dusheve vaginal, si dhe marrdheniet seksuale per te pakten 1 jave.