Menopauza


Eshte ndalimi perfundimatar i ciklit menstrual dhe bashke me te edhe i fertilitetit. Mosha e vendosjes se menopauses varion nga 40 ne 55, me nje mesatare 50 vjec. Menopauza eshte poroces biologjike natyral.
Pavaresisht ndalimit te ciklit, gruaja mbetet e shendeteshme, vitale dhe seksualisht active. Por shpesh kjo mund te shoqerohet me ndryshime psiko-emocionalete cilat perkeqesojne gjumin e gruas, japin vale nxehtesie, ulin energjite, ankth apo ndjenje merzitjeje.

Simptomat
Muaj apo vite para vendosjes se menoapuzes gruaja kalon ne perimenopauze te shprehur klinikisht me: • Cikle menstrual te crregullt (shpeshtim apo rrallim te ardhjes se ciklit, ndryshim ne sasise se gjakut menstrual)
• Tharje Vaginale, discomfort, skuqje,
• Vale nxehtesie (qe prekin gjysmen e siperme te trupit disa here gjate dites apo dhe nates)
• Djerse gjate nates
• Crregullime te gjumit
• Ndryshime te sjelljes: nervozizem, shperthime ne qarje te menjhershem, merzi, plogeshti,
• Shtim ne peshe dhe ngadalesim te metabolizmit
• Hollim te qimes se flokeve, tharje te lekures
• Humbje te plotesise se gjirit.
Ne periudhen e perimenopauzes, apo tranzisionin, nisin ccregullimi i ardhjes se ciklit nje here ne 2/3 muaj

Shkaqet
• Ulja natyralee prodhimi te hormoneve. Ne kohen kur gruaja eshte mbi 35 vjec, vezoret nisin te prodhojne me pak estrogjen dhe progesterone duke bere qe te ulet keshtu fertiliteti Pas moshes 40 vjec mesnturacionent ndryshojne: ato mund te behen me te gjata apo me te shkurtra, mund te ndryshoj fluksi: me shume e apo me pak, te rrallohen apo te shpeshton deri sa perreth moshes 51 vjec vezorja nuk prodhon me veze dhe gruaja nuk ka menstruacione.
• Hysterectomi. heqja e mitres por me ruajtje te vezoreve nuk sjell menopauze, edhe pse gruaja nuk ka me menstruacione, ne vezore vazhdojne te prodhohen hormone (estrogjeni dhe progesteroni ) Por nese gjate interventit hiqen dhe vezoret, atehere shkaktohet menopauza me gjithe shenjta klinike te saj te menjehereshme dhe me forta pasi nuk kalojne periudhen tranzicionit natyral.
• Kemoterapi dhe radio terapia. shkaktojen menoapauze medikamntoze me afshe nxhetesie dhe shenja te tjera
• insuficienca vezoriale primare. rreth % e grave mund te kene menopause te parakoheshme si rezultat i pamjaftueshmeri se vezoreve prej faktoreve gjenetik ose autoimmune: Ne keto raste zevendesimi hormonal eshte i domosdoshem per te ruajtur trurin, zemren dhe sistemin kockor.

Komplikacionet:
• Semundje te zemres dhe vazave te gjakut. renia e vlerave te estrogjenti, ben qe te rritet rreziku per semundje te zemres, ndaj ne kete periudhe eshte shume e rendesishme kujdesi per peshen, aktivitetin fizik, • Osteoporoza: kockat behen te dobete e te thyeshme, duke cuar ne fraktura te legenit, shpines.
• inkontinenca urinare. gjate kesoj periudhe indet e vagines dhe te uretres humbasin elasticitetin e tyre cka do te favorizoj ardhjen e nevojes per te urinuar menjehere (inkontincece e urgjences ), te pasuar me humbje te pavullnetshme te urines gjate kollitjes, teshtitjes apo qeshjes (inkontinenc e stresit ). Ne te njejten kohe shpeshtesohen infeksionet urinare. Forcimi i musculatures pelvike nepermjete ushtrimeve te Kegelit dhe perdorimi i kremrave topic estrogjenik ndihmon ne lehtesimin e ketyre simptomave.
• Funksioni Sexual. tharja vaginal jep diskompfort dhe hemoragji gjate kontaktit. Ne te njetjen kohe ulete deshira seksuale
• Shtimi ne peshe. per shkak te ngadalesimit me metabolizmit cka kerkon te hahet me pak dhe te behet aktivitet fizik me shume.

Diagnoza
Shenjat dhe simptomat jane te mjaftueshem pe te treguar qe gruaja po futet ne menopauze, megjithate mjeku mund te kerkohe dozimin e FSH ( homoni folikulostimules qe rritet ne kete periudhe dhe estrogjenin qe zakonisht bie. TSH (homoni stimulus i tiroides pasi ulja e funksionit te tiroides mund te japi shenja te ngjashme me menopauzen.

Trajtimi
Menopauza eshte gjendje fiziologjike dhe si e tille nuk ka nevoje per trajtim. Mjekimet qe jepen kane per qellim vetem lehtesimin e shenjave dhe te simptomave per parandalimin apo trajtimin e gjendjeve kronike qe shfaqen me plakjen e gruas: • Terapi hormonale trjatimi me hormone, estrogjen, mbetet ai me efektivi kunder afsheve te nxhetesise, crregullimeve te tjera shoqeuese, i shoqeruar ose jo me progesterone
• Estrogjeni vaginal: Per mjekimin e tharjes vagnae, ne forme tabletash, unaza apo krem vaginal, Ky mjekim lokal ndihmon dhe lehtesimin e diskomfortit gjate marrdhenieve seksuale, si dhe te nje pjese cregullimive urinare.
• Anti depressant ne doze te ulet. disa antidepressant te klases SSRis, mund te perdoren per letesimiin e afsheve te nxehtesise ne rast se terapia me estrogjen eshte e pamundshme te merret, si dhe ne rastet e pranise se cregullmive te humorit shoqeruese te menopauses.
• Gabapentin (Neurontin). Perdoret per lehtesimin e afsheve ne grate qe nuk marin dot estrogjen si dhe ne grate qe vujane nga migrena
• Parandalimi dhe trajtimi osteoporozes. do te behet ne varesi te gjendjes se gruas.

Menyra e jeteses
• Freskimi i afsheve: veshja e lehte, pirja e ujit te fothte ose ndenjja ne ambiente te fresketa. Te evitohen nxitesit e ketyre afsheve sikur: pije te nxheta, kafein, ushqime pikante, alkoli, stresi, ambient i nxehte.
• Ulja e diskomfortit vaginal. nepermjet perdorimit te lubrifikanteve me baze ujore (astroglide, intrigue ) apo lageshtueseve sikur ( lubrin, Replens ) E rendesishme eshte te gjinden produket qe nuk permbajne glycerin. Te qenurit seksualisht aktiv ndikon ne mbajtjen e fluksit te gjakut ne vagine.
• Gjumi dhe qetesia e mjaftueshme duke evituar kafeine, alkolin pasditeve, si dhe ushtrimet fizike ne darke.
• Praktikimi i teknikave relaximit te frymemarrjes,
• forcimi musculatures se dyshemes pelvike: nepemjet ushtrimeve te Kegelit per te permiresuar disa forma te inkontineces urinare.
• djete e shendeteshme: e balancuar me shume fruta, perime, drithra te plote, duke kufizuar yndyrnat e saturuara, vajin dhe sheqernat.
• mospirja e duhanit: duhani shton rrezikun per semundje te zemres, goditje nga tensioni, osteoporozen. cancer, rrit frekuencen afsheve te nxehtesise dhe favorizon nje menopauze te parekohshme.
• ushtrimi fizik i rregullt: ndihmon kunder semundjeve te zemres, osteopozes, diabetit, dhe gjendjeve te tjera te lidhura me plakjen.

Mjekesia alternative:
• estrogjen bimor (phytoestrogens). Jane estrogjen qe permbahen ne disa ushqime dhe mund te jene te formed: izofalovene ose ligande. Te parat gjinden ne te soja, perime, dhe bathe ndersa te dytat ne drithrat e plote, disa fruta e perime: Efekti i tyre mbetet jo i qarte, gjithsesi nuk duhen perdorur ne grate me cancer te gjirit.
homone Bioidentik: jane produte kimikisht te njejta me ato qe prodhhohen ne organizem por perdorimi i tyre nuk eshte aprovuar akoma nga FDA
Black cohosh: Eshte teper i perodrur per simptomat e menopauses por ka efekte anesore mbi melcine Yoga: E kombinuar me frymemarje te kontrolluar, meditimi dhe tai chi apo gi gong mund te jete efektive nre uljen e afsheve te nxehtesise ne grate ne perimenopauze
Acupuncture: Ka efekte te perkohshme ne reduktimin e afsheve te nxhetesise
Shpesh grate mund te perdoron terfil te kuq, gjethe kava, DHEA, vaj aguliceje, apo patate e embel e eger (progesterone natyral), por perdorimi i tyre nuk eshte i vertetuar dhe shpesh keto mund te japin dhe demtime ne organizem.