SPCO

Sindromi i vezores polikistike

Sindromi i vezores mikropolicistike eshte nje crregullim hormonali i shpeshte tek grate ne moshe ripordhuese. Vezoret e ketyre grave permbajne ciste te vegjel dhe te shumte te vendosur ne shtresen e jashtme te vezores. Shkaku i sakte i ketij ndryshimi mbetet i panjohur,por diagnoza e hershme dhe mjekimi i rregullt do te pasohet me ulje te komplikacioneve afat gjata sikur jane diabeti tip 2 apo semundje te zemres.

Simptomat

Shenjat mund te nisin qe ne periudhen e ardhjes se ciklit te pare ( menarche ),por mund te zhvillohen edhe me vone si rezultat e shtimit ne peshe .Shenjat mund te jene te ndryshme ne persona te ndryshem :

Anomali te mentruacioneve : eshte shenja me e shpeshte dhe mund te jete ardhje e ciklit menstrual ne intervale mbi 35 dite, me pak se 8 cikle menstrual ne vit, mosardhje e ciklit per deri 4 muaj rrjesht, ndryshime ne sasine e gjakut : here ne sasi te paket dhe here me shumice.

shtimi i androgjeneve : do te japi shtim te qimeve ne fytyre dhe ne trup (hirsutizem) akne, renie te flokeve ne ball te ngjashme me meshkujt (alopeci androgjenike ).megjithate keto shjenja kane dhe vartesi etnike psh grate aziatike nuk i japin keto ndryshime.

Vezore polykistike : vezorja paraqitet me permasa te shtuara dhe permban shume kiste te vegjel te vendosur ne siperfaqene e jashtme te saj.

Per te quajtur sindrom pervec ndyshime ekografike duhet njekohesiht edhe ndryshime ne menyren e ardhjes se ciklit dhe shenjat e shtimit homonve androgjenik.

Shkaqet

Nuk njihen shkaqe te sakte por ka disa faktore qe mund te luajne rol nxites sikur jane :

Shtimi i sasise se insulines : Insulina eshte hormon qe prodhohet ne pankreas dhe ben te mundur perdorimin e sheqerit si burim energjitik primar. Nese gruaja ka rezistence insulinike, demtohet aftesia per te perdorur insulinen, ndaj dhe pankreasi do te prodhoje me shume insulin cka do te pasohet me nxitjen e prodhimit te androgjeneve ne vezore.

Inflamacione te shkalles ulet : Normalisht per te luftuar infeksionet e ndryshme trupi i njeriut prodhon rruaza te bardha si nje pergjigje inflamatore . Ne te njetjen kohe nen ndikimin e disa ushqimeve ne oragnizem nis perseri pergjigje inflamatore, dhe si rezultat prodhohen substanca te cilat sjellin rritje te rezistences insulinike,dhe grumbulim te kolesterolit ne vazate gjakut (atherosklerozis) .Te gjitha keto ndryshime ndikojne ne zhvillim e SPCO.

Trashegimia : ka me shume gjasa qe vajza e nenes me SPCO te kete po te njejtin problem te lidhur ndoshta me ndonje mutacion genetik.

Zhvillim fetal jonormal : eshte pare qe ekspozimi ndaj homoneve mashkullore gjate jetes brendamitrore pengon shprehjen normale gjenike, cka do te shkaktoje nje model mashkullor ne shperndarjen e dhjamit ne bark, rritje te rezistences insulinike, dhe inflamacion ne grade ne ulet.Te gjitha keto jane faktore favorizues ne zhvillimin e SPCO.

Komplikacionet : sindromi i ovarit policistik mund te pasohet me disa nga keto gjendje (sidomos nese eshte i pranishem edhe obeziteti )

- Diabet Tipi 2
- Rritje te tensionit te gjakut
- Crregullime te kolesterolit dhe yndyrnave me rritje te triglicerideve, ose ulje te HDL
- Rritje proteines C-reaktive
- Sindrom metabolik qe rritin rriskun per semundje kardiovaskulare.
- Dhjamosje jo alkolike te melcise,
- Apnea te gjumit
- Hemoragji jonormal uterine
- Kancer te shtreses se brendshme te mitres (endometrial), te shkaktuar nga ekspozimi i vazhdueshem ndaj niveleve te larta te estrogjenit.
- Komplikacione gjate shtatezanisi sikur mund te jene : Diabet i barres, rritje te tensionit

Diagnoza vihet duke u bazuar mbi te gjitha shenjat dhe simpomat dhe duke perjashtuar shkaqet e tjera te mundshme.Observohen menyra e ardhjes se ciklit menstrual, ndryshimet ne peshe, ndryshimet ne tensionin arterial .

Ekzaminimi pelvik : kerkohen prani te vatrave inflamatore, masa, ose anomali te tjera.

Testet e gjakut : behen dozimet homononale femerore si dhe ato androgjenike, yndyrnat, testi i tolerances se glukozes,

Ekografi plevike : per te pare strukturene vezores, pranine e folikujve ,numrin e tyre, permasat dhe menyren e shprendarjes se tyre.

Trajtimi do te jete ne varesi te problemeve te shfaqura sikur : infertiliteti, hirsutizmi, acne, dhe obeziteti

Rregulimi i ciklit menstrual:

- mund te realizohet nepermjet pilulave te kombinuara estro-progestative , te cilat bejne te mundur uljen e sasise se androgjeneve, ulin rrezikun per ndryshimet malinje te vesheses se brendshme te mitres dhe rregullojne hemorragjite jo normale.
- per te regulluar ciklin menstrual (nese nuk kerkohet shtatezani ) mund te perdoren dhe progesterone apo derivate te tij per 10 deri 14 dite por keto nuk kane ndikim mbi nivelet e androgjeneve.
- Metformin medikament qe perdoret per mjekimin e diabetti tip 2, duke ulur vlerat e insulines permireson ovulacionin dhe sjell rregullim te ciklit menstrual. Ne te njejten kohe ajo ngadaleson perparimin e diabetet tip2, dhe ndihmnn ne renien ne peshe.

Per te nxitur ovulacionin : mund te perdoren clomid i vetem, clomid me metformin, apo gontatropina FSH dhe LH )

Per te rregulluar rritjen e qimeve : mund te perdoren kontraceptiv oral te shoqeruar ose jo me spironolakton. Per perdorim local ne fytyre mudn te perdoret kremm Eflornithine

Nderhyrje kirurgjikale me laparoskopi behet djegja e gjithe folikujve ne siperfaqen e vezores, per te nxitur ovulacionin.

Menyra e jeteses :

Te mbahet nen kontroll pesha trupore : duke shtuar aktivitetin fizik dhe duke permiresuar menyren e ushqyerjes duke ulur yndyrnat, te merren karbohidrate komplexe ( drithera, makarona me miell te plote, bulgur, oriz te erret, fasule ) :te kufizohet perdorimi i lengjeve te frutave, embelsirave, akullore, byrek, petulla )