- Aborti spontan
- Adenomioz
- Amenorreja
- Anatomia ap. Femëror
- Anemia
- Astma gjatë shtatzënisë
- Anorgazmia
- Back Pain (dhimbja e shpinës)
- Çrregullimet e gjendres tiroide
- Çrregullimet Gastrointestinale
- Diabeti i shtatzënisë
- Dismenore
- Dispareunia
- Ekografia
- Embolia e Likidit Amniotic
- Endometrioza
- Fibroza Kistike
- Fiziologjia e Ap. riprodhues
- Geu (Barra jashtë mitre)
- Gjendra e Bartolinit
- Hingoma Cystike
- Histeroskopia
- Infeksionet e aparatit urinar
- Inseminimi artificial
- Kanceri Vaginal
- Kanceri i Vezores
- Kanceri i Vulves
- Kanceri i qafes se mitres
- Karunkula e uretres
- Kontracepsioni
- Kontracepsioni i urgjences
- Korioamnionitis
- Rekomandime K.Urgjences
- Kolposkopia
- Licheni Vulvar
- Lythat Gential
- Menopauza
- Menoragjia
- Mykoza vaginale
- Pap Testi
- Polipet e Mitres
- Semundje Inflamatore Pelvike
- Semundjet e zemres
- Semundjet Gastrointestinale
- Sëmundje të Transmetueshme
- Shtatezania molare
- Sindromi Premenstrual
- SPCO
- Te vjellat ne shtatezani
- Toksoplasmoza
- Vaginit Atrofik
- Vaginoza Baktriale
- Vulvodynia
- Ushtrimet Kegel
- Dhimbjet Gjinekologjike
- Kalendari i Kujdesit Prenatal
Kanceri i Vulves
Kanceri i vulves e merr origjinen dhe zhvillohet ne siperfaqen te organeve genitale te jashtme. Vulva eshte pjesa me lekure qe rrethon uretren, vaginen, klitoris dhe labiumet.
Pergjithesisht kanceri mund te zhvillohet ne forme te nje plage ose gunge (rritje mbi lekure) dhe shpesh shoqerohet me te kruara.
Mund te zhvillohet ne cdo moshe por haset me shpesh ne grate e moshura (post menopauze) Trajtohet duke hequr zonen e demtuar deri ne heqjen e krejt vulves per format e avanucara.
Sa me heret te diagnostikohet, aq me e vogel do te jete nderhyrja.
Shenja dhe simptomat:
• Te kruara qe zgjasin dhe nuk largohen pothuaj kurre
• Dhimbje dhe ndjeshmeri e zones se prekur
• Hemoragji, e cila nuk eshte menstruale
• Ndryshime te lekures, ne ngjyre dhe ne trashesi
• Nje gunge, ose ngritje lekure ne forme lulelaker ose nje plage e hapur e ulceruar
Kur duhet paraqitur tek mjeku?
• Ne rast hemoragjie jonormale
• Djegje te siperfaqes se jashtme
• Te krruara te vazhdueshme
• Dhimbje lokale
Shkaqet
Nuk eshte e qarte se kush e shkakton kancerin vulvar, por mendohet se duhet qe ne nivelin qelizor te ndodhi nje mutacion ne AND e tyre, cka u jep mundesin qelizave te rriten dhe te ndahen shume shpejt. Qelizat e grumbulluara formojne nje tumor i cilli mund te jete kanceroz, duke perfshire indet perreth, dhe me pas perhapet ne organizem.
Tipet e kancerit vulvar:
• karcinoma me qeliza squamoze: e merr origjinen nga qeliza e holla, te sheshta, te cilat veshin siperfaqen vulvare dhe perbejne rastet me te shpeshte.
• Melanoma vulvare: e merr origjinen nga qelizat me pigment te lekures vulvare.
Edhe pse nuk njihet shkaku i sakte, ka disa faktore qe e favorizojne zhvillimin e semundjes:
• Mosha e madhe: rmundesite rriten me kalimin e moshes, mosha mesatare e prekjes eshte 65 vjec
• Ekspozimi i meparshem ndaj human papillomavirus (HPV): eshte nje infeksion seksualisht i transhmetueshem, qe mbart me vete rrezikun me shume tumore sikur ai vulvari, vaginal apo i qafes se mitres.
• Duhanpirja: shoqerohet me rritje te rrezikut per kancer
• Mbartes i HIV: duke dobesuar sistemin imun, rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te vulves, apo dhe te orgneve te tjere.
• Anamneze gjendjesh prekanceroze te vulves: neoplazite intraepiteliale te vulves rritin rrezikun per kancer, por vetem nje numeri i vogel rastesh do te shnderrohen ne cancer, cka kerkon nje ndjekje te vazhdueshme.
• Prania e semundjeve te ketilla sikur: Lichen sclerosus, i cili ndikon ne hollimin e lekures vulvare dhe shoqerohet me te kruara kronike cka favorizon zhvillimn e kancerit.
Diagnoza:
• Ekzaminimi direkt i vulves: duke kerkuar anomali te ndryshme, infeksione,
• Ekzaminimi me kolposkop: duke e zmadhuar disa here pjeset e demtuara.
• Marrja e nje copeze per biopsi: per te percaktuar nese zona e lekures apo e demtuar permban element kancerogjen. Gjate kesaj procedure aplikohet anestezi locale, dhe pritet me gershere apo bisturi nje pjeses lekure qe mbart demtimin. Nese dihet mund te vendoset ndonje suture per te kufizuar hemoragjine.
• Percaktimi i shtrirejes se kancerit: duke pare dhe ekzaminuar me sy te lire organet genitale, pelvike per te pare mundesine e perhapjes
• Testet imazherike: per te pare nese tumori eshte perhapur ne organe te tjera behen: grafi te mushkrive, CT, RMI, PET.
Stadet e kancerit te vulves:
• Stadi I eshte tumori i vogel i kufizuar ne vulve ose ne zonen midis hapjes vaginale dhe anusit. Ne kete stad tumori nuk eshte i perhapur as ne limfonoduj dhe as ne zonat e tjera te trupit.
• Stadi II ne kete stad rritja tumoral shihet dhe ne strukturat ne afersi sikur pjesa e poshtme e uretres, vagine apo anus.
• Stadi III tumori ka perhapje ne limfonoduj.
• Stadi IV-A tashme tumori eshte perhapur pertej limfonodujve, ne pjeset e siperme te uretres, vagines, ne veziken urinare, rectum, apo edhe ne kockat pelvike.
• Stadi IV-B tumori i perhapur ne pjeset me te largeta te organizmit.
Trajtimi i kancerit eshte ne varesi te tipit qelizor dhe nga stadi ne te cilin ai eshte diagnostikuar
Nderhyrje kirurgjikale:
• Heqja e tumorit ne kufij indor te shendetshem (excision). Gjate kesaj procedure hiqet zona e demtuar me nje pjese indi te shendosh perreth
• Heqje e nje pjese te vulves (vulvectomy parciale): gjate se ciles hiqet nje pjese e indeve perreth tumorit, se bashku me tumorin.
• Heqja e plote e vulves (vulvectomy radical). Gjate se ciles hiqet krejt vulva dhe indet perreth saj.
• Kirurgji e shtrire (exenterim). Nese tumori eshte i perhapur pertej vulves dhe perfshin organet perreth, organet pelvike behet heqja e zores setrashe (pjesa e poshtme), mitra, qafa e mitres, vagina, vezika urinare dhe limfonodujt e aftert.
• Kirurgjia rikontruktive: ne rastet kur nderhyrja eshte e madhe merret lekure nga pjese te tjera te trupit dhe behet rindertimi i vulves.
Nderhyrjet kirurgjikale te vulves mbartin rrezikun per infeksione dhe probleme te sherimit, diskomfort te organeve genitale, ulje te deshires seksuale, pamundesi per te arritur ne orgazem Heqja e limfonodujve te regjionit te vulves (ingunal) mund te shkaktoje mbajtje te ujit, dhe enjtje te kembes (limfedema).
Rrezatimi: perdoren rreze me energji te larte, per te vrare qelizat kanceroze, te cliruara nga nje makineri jashte trupit te njeriut (rrezatim i jashtem).
Rrzatimi mund te perfdoret per te zvogeluar format e medha te kancerit ne menyre qe te bej me te lehte ndrhyrjen kirugjikale.
Nese qeliza kanceroze zbulohen te pranishme ne limfonoduj, atehere behet rreztim edhe i ketyre te fundit.
Kimoterapia; mund te perdoret si opsion, e kombinuar me rrezatimin, ne format e avanucare, per te zvogeluar masen tumoral, perpara nderyrjes, ose per te trajtuar metastazat ne organe te tjere.
Ndjekja pas trajtimit do te percaktohet nga mjeku: rikontrollet do te jene 2 deri 4 here ne vit. Per dy vitet e para, dhe me pas ne varesi te ecurise do te jete dhe frekuneca e kontrolleve.
Parandalimi:
• Kufizimi i partnereve seksual: sa me shume parner aq me me te larta do te jene mundesite per te perfituar semundje te ndryshme virale apo bakteriale.
• Te perdoret prezervativ: gjate marrdhenieve seksuale, pasi te ruan nga infeksionet seksualisht te transmetueshme, sidomos HPVs, dhe HIV
• Vaksinimi kundrejt HPV. sidomos per vajzat e reja dhe grate.
• Ekzaminimet rutin pelvic: kerkimi dhe mjekimi ne kohe i infeksioneve seksualisht te transmetueshem, marrja e Pap testit.
• Diete e pasur me vitamina, aktivitet fizik, mospirja e duhanit, alkoolit etj.