Vaginiti atrofik


Vaginiti atrofik është hollimi dhe inflamimi i mureve të vaginës si rezultat i mungesës së estrogjenit. Më se shumti ndodh pas menopauzës, por mund të zhvillohet edhe gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës ose në çdo periudhë ku ka ulje të prodhimit të estrogjeneve. Si rezultat i atrofitit vaginal ulet dëshira seksuale dhe marrëdhëniet seksuale bëhen të dhimbshme.

Po cilat janë simptomat e vaginitit atrofik?
Tharje vaginale
Djegie vaginale
Djegie gjatë urinimit
Urinim me urgjencë
Shpeshtim të infeksioneve urinare
Inkontinenc urinare
Hemoragji e lehtë pas marrëdhënieve seksuale
Vështirësi gjatë marrëdhënieve seksuale
Shkurtim dhe ngushtim të kanalit vaginal

Shkaqet e shfaqjes së këtij shqetësimi?
Atrofia vaginale vjen si rezultat i uljes së prodhimit të estrogjeneve në organizëm, çka sjell hollim të indeve, tharje, ulje të elasticitetit dhe rritje të fraxhilitetit.
Rënia e estrogjenit ndodh në perimeonopauzë dhe pas menopauzës
Gjatë ushqyerjes me gji
Pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e të dyja vezoreve (menopauzë kirurgjikale )
Pas rrezatimi pelvik për sëmundje malinje
Pas chemotherapy për sëmundje malinje
Si efekt anësor i trajtimit hormonal të kancerit të gjirit

Faktorët e riskut për shfaqjen e sëmundjes?
Duhanpirja. Pirja e duhanit dëmton qarkullimin e gjakut duke deprivuar vaginën dhe indet e tjera nga oksigjeni. Duhani ul veprimin normal të estrogjenit në trupin e njeriut dhe për më tepër ul edhe efektin ndaj terapisë zëvendësuese estrogjenike.
Moslindja me rrugë vaginale: gratë të cilat nuk kanë kryer kurrë lindje vaginale janë më të prekura nga atrofia vaginale.

Komplikacionet
Atrofia jep ndryshime të ph dhe aciditetit vaginal, duke e bërë më të prekshme ndaj baktereve, mykut apo organizmave të tjerë. Në të njëjtën kohë ndodhin edhe ndryshime në aparatin urinar, çka sjell shpeshtim të urinimit, djegie, pamundësi për ta mbajtur urinën, shpeshtim të infeksioneve urinare, inkontinenc urinare.

Diagnoza
Egzaminimi pelvic. Gjatë tij shihen dhe preken organet gjenitale të jashtme: vagina, qafa e mitrës. Kërkohen shenja të prolapsit pelvic,( rënia dhe dalja jashtë e mureve të përparshme dhe ose të pasme të vaginës). Pap test, duke marrë material qelizor nga muret e vaginës dhe qafa e mitrës, për ekzaminim mikroskopik. Sekrecion vaginal: me tampon për praninë dhe llojin e mikrobeve, si dhe përcaktimin e aciditetit vaginal Test A urine: për të parë ngarkesën mikrobiale dhe ndryshimet e tjera

Trajtimi
Simptomat e lehta mund të lehtësohen duke përdorur lubrifikues ose xhel vaginal Nëse simptomat janë shqetësuese, mund të përdoren krem estrogjenik vaginal ose estrogjen oral duke lehtësuar shumë tharjen, djegien dhe elasticitetin vaginal. Mjekimi duhet të jetë për një kohë relativisht të gjatë në varësi të simptomave.
Në rast të kanceri të gjirit nuk rekomandohet estrogjeni oral sidomos në rastet kur kanceri është hormonal i ndjeshëm. Por nëse estrogjeni me doza të ulëta i aplikuar si krem vaginal është akoma i diskutueshëm, pasi nuk mund të jemi të sigurt që sasi edhe pse minimale, mund të kalojnë në gjak dhe të rrisin riskun e kthimit të sëmundjes. Në të tilla raste më mirë do ishte të përdoreshin lubrifikues ose xhel vaginal. Estrogjen topic: në formë të kremit (premarin, estrace) që aplikohet çdo darkë në vaginë, unaza estrogjenike-( Estring ) që vendoset nga mjeku ose vetë gruaja në pjesën e sipërme të vaginës dhe duhen zëvendësuar çdo muaj. Estrogjen tablet vaginal(vagifem) vendoset nëpërmjet një aplikatori në vaginë çdo darkë për 2 javë, e më pas 2 herë në javë në vazhdimësi.
Estrogjen tablet orale: Nëse tharja vaginale është e shoqëruar me shenja të tjera të menopauzës, si p.sh afshe të shpeshta, mund të jepen estrogjen oral të shoqëruar nga progestativ.
Në rast tharje apo irritimi vaginal mund të përdoren lubrifikues si p.sh Astroglide, K-Y , ose xhel vaginal çdo 2 deri 3 ditë.

Medikamente Alternative
Cohosh i zi. Ky është një suplement bimor që përdoret shpesh për trajtimin e afsheve të nxehtësisë, por nuk ka efekt në atrofin vaginale.
Isoflavones. Janë derivate bimore që kanë efekt të ngjashëm me estrogjenin (fitoestrogjen) dhe janë derivate nga soja dhe tërfili i kuq. Nuk duhet përdorur nëse gruaja ka fibromioma, endometrios, kancer të mitrës, vezores apo gjirit, si dhe gjatë marrjes së tamoxifenit .
Vitamina D. Ndikon më mirë në përthithjen e kalciumit në organizëm dhe mund të merret nga drita e diellit, qumështi i përforcuar, drithërat dhe suplementet.
Dehydroepiandrosterone (DHEA). Ky është një steroid natyral i prodhuar nga gjëndra mbiveshkore, por që konvertohet në estrogjen dhe testosteron. Mund të merret në mënyrë intravaginale në formë tabletash për të mjekuar atrofinë vaginale.
Aktiviteti i rregullt seksual me apo pa partner qetëson atrofinë pasi gjatë këtij aktiviteti ka rritje të fluksit të gjakut në vaginë, çka e bën më të shëndetshme indet përreth.