- Aborti spontan
- Adenomioz
- Amenorreja
- Anatomia ap. Femëror
- Anemia
- Astma gjatë shtatzënisë
- Anorgazmia
- Back Pain (dhimbja e shpinës)
- Çrregullimet e gjendres tiroide
- Çrregullimet Gastrointestinale
- Diabeti i shtatzënisë
- Dismenore
- Dispareunia
- Ekografia
- Embolia e Likidit Amniotic
- Endometrioza
- Fibroza Kistike
- Fiziologjia e Ap. riprodhues
- Geu (Barra jashtë mitre)
- Gjendra e Bartolinit
- Hingoma Cystike
- Histeroskopia
- Infeksionet e aparatit urinar
- Inseminimi artificial
- Kanceri Vaginal
- Kanceri i Vezores
- Kanceri i Vulves
- Kanceri i qafes se mitres
- Karunkula e uretres
- Kontracepsioni
- Kontracepsioni i urgjences
- Korioamnionitis
- Rekomandime K.Urgjences
- Kolposkopia
- Licheni Vulvar
- Lythat Gential
- Menopauza
- Menoragjia
- Mykoza vaginale
- Pap Testi
- Polipet e Mitres
- Semundje Inflamatore Pelvike
- Semundjet e zemres
- Semundjet Gastrointestinale
- Sëmundje të Transmetueshme
- Shtatezania molare
- Sindromi Premenstrual
- SPCO
- Te vjellat ne shtatezani
- Toksoplasmoza
- Vaginit Atrofik
- Vaginoza Baktriale
- Vulvodynia
- Ushtrimet Kegel
- Dhimbjet Gjinekologjike
- Kalendari i Kujdesit Prenatal
Mukoza vaginale
Mykoza vaginale eshte variant i vaginitit (inflamacioni i vagines) i karaketrizuar nga irritim i vagines, kruarje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginen dhe hyrjen vulvare. Pothuaj 3 ne 4 gra referojne se kalojne te pakten nje infeksion mykotik gjate jetes se tyre. Mykoza vaginale nuk konsiderohet si semundje seksualisht e transmetueshme , megjithese funget qe jane shkaktaret e saj, perhapen nepermjet rrugeve oro-genitale, per arsyen e thjeshte qe funget gjinden normalisht ne vagine, por rriten dhe japin semundje ne kushte te caktuara.
Simptomat mund te variojne nga te lehta ne me te shprehura duke perfshire :
- Kruarje dhe irritim te vagines dhe te hyrjes vulvare.
- Ndjenje djegjeje sidomos gjate urinimit dhe gjate marrdhenieve seksuale.
- Skuqje dhe enjtje te vulves.
- Dhimbje vaginale dhe tensionim te indeve perreth.
- Rrjedhje vaginale e trashe e bardhe, pa ere me pamje si gjize.
Komplikacionet shihen:
- Ne rast te perkeqesimitte shenjava te meparshme sikur : skuqje e forte dhe e shtrire , enjtje e shprehur, kruaje qe con deri ne gricje te mukozes (fiisura ) apo plage siperfaqesore.
- Infeksione rekurent deri ne mbi 4 here ne vit.
- Infeksioni mykotik qe shkaktorhet nga tjeter lloj vec candida albicans.
- Kur gruaja eshte shtatezane
- Nese vuan nga diabeti ipakotrolluar
- Ne rast renie te imunitetit nga perdorimi i disa lloj medikamentesh apo infeksioni HIV
Kandidoza eshte infeksion mykotik i shkaktuar nga candida, nje mikroorganizem i pranishem normalisht ne vagine , se bashku me bakterie te tjera. Ne gjendje natyrale vagina permban nje perzjerje te balancuar bakteriesh dhe candida. Laktobacili qe jeton normalisht ne vagine pengon mbirritjene e mykyt ne vagine. Nese prishet balanca e ketyre organizmave ne vagine do te kete rritje te mykyt. Shkaktaret me te shpeshte te prishjes se ketij ambienti jane:
- Perdorimi i antibiotikeve ( ulin sasine e laktobacilit ne vagine dhe prishin pH e saj )
- Shtatezania dhe cdo gjendje qe shoqerohet me shtim te sasise se estrogjenit ne organizem.
- Perdorimi i kontraceptiveve oral ose zevendesuesve hormonal
- Diabeti i pakontrolluar
- Sistemi imunitar i demtuar, nga perdorimi i kortizoni kebe, infeksione te ndryshem sikur HIV.
- C'do gje qe ndryshon tipin dhe sasine e bakterieve qe gjinden normalisht ne vagine sikur dushet vaginal te shpeshte, irritimi nga lubrifikues te ndryshem.
- Aktiviteti seksual, edhe pse nuk konsiderohen seksualisht e transmetueshme, mund te sherbej si rruge hyrese e candides.
Diagnoza vendoset gjate ekzaminimit pelvic, ku shihen ndryshimet e mukozes vulvare dhe vaginale, prania e sekrecioneve. Nese Infeksioni eshte i perseritur duhet te merret tampon vaginal per te bere egzaminimin mikroskopik dhe kulturen e materialit te marre.
TRAJTIMI
Do te varet nese infeksioni eshte i thjeshte apo i perseritur dhe i komplikuar.
Format e pakomplikuara
- Terapi e shkurter vaginale : nje aplikim vaginale per 1 deri 3 dite me krem antifungal , tabeta ose ovula me nje nga perberesit e familjes -azole (butoconazole , clotrimazole ,miconazole , terconazol ) Gjate aplikimit te tyre mund te japin irritim te vagines si dhe mundet te ulet efekti i kondomit apo i diafragmes .
- Terapi nje doze unike : nen formen flukonazol e marre nga goja .
Format e komplikuara:
- Terapia e gjate vaginale : me preparate te familjes azole, nen formen e krem, tablet, ovula per 7 deri 14 dite.
- Terapi orale e zgjatur : ne formen e 2 ose 3 dozave te antimykotiku oral ( nuk keshillohet tek grate shtatezane )
- Terapi mbajtese : per infeksionet rrekurenete mund te perdoret terapia mbajtese me ne forme te kapsulave nga goja nje here ne jave per 6 muaj , ose tableta vaginale nje here ne jave .
Ne rast se partneri ka shqetesime duhet te mjekohet edhe ai, ose marrdheniet te jene te mbrojtura me prezervativ. Shpesh here mund te perdoret edhe medikamente alternative sikur :
- Acidi Borik ne forme supozitoresh ne format kronike qe nuk i pergjijen terapise.
- Kosi i perdorur per permbajtjen e laktobacileve oral apo vaginal ,nga shume gra nuk eshte bere eshte i aprovuar per perdorim kurues.
PARANDALIMI
- Te shmanget dushet e shpeshta.
- Te vishen te brendshme te pambuketa dhe te lirshem, duke shmangur getat per perdorim te zgjatur gjate dites.
- Te nderrohen rrobat e lagura sikur kostumi i banjes, apo rrobat e stervitjes.
- Te shmangen banjot e nexheta dhe vaskat e nxehta.