- Aborti spontan
- Adenomioz
- Amenorreja
- Anatomia ap. Femëror
- Anemia
- Astma gjatë shtatzënisë
- Anorgazmia
- Back Pain (dhimbja e shpinës)
- Çrregullimet e gjendres tiroide
- Çrregullimet Gastrointestinale
- Diabeti i shtatzënisë
- Dismenore
- Dispareunia
- Ekografia
- Embolia e Likidit Amniotic
- Endometrioza
- Fibroza Kistike
- Fiziologjia e Ap. riprodhues
- Geu (Barra jashtë mitre)
- Gjendra e Bartolinit
- Hingoma Cystike
- Histeroskopia
- Infeksionet e aparatit urinar
- Inseminimi artificial
- Kanceri Vaginal
- Kanceri i Vezores
- Kanceri i Vulves
- Kanceri i qafes se mitres
- Karunkula e uretres
- Kontracepsioni
- Kontracepsioni i urgjences
- Korioamnionitis
- Rekomandime K.Urgjences
- Kolposkopia
- Licheni Vulvar
- Lythat Gential
- Menopauza
- Menoragjia
- Mykoza vaginale
- Pap Testi
- Polipet e Mitres
- Semundje Inflamatore Pelvike
- Semundjet e zemres
- Semundjet Gastrointestinale
- Sëmundje të Transmetueshme
- Shtatezania molare
- Sindromi Premenstrual
- SPCO
- Te vjellat ne shtatezani
- Toksoplasmoza
- Vaginit Atrofik
- Vaginoza Baktriale
- Vulvodynia
- Ushtrimet Kegel
- Dhimbjet Gjinekologjike
- Kalendari i Kujdesit Prenatal
Shtatezania molare
Barra molare apo mola hidatiforme, eshte tumor beninj (jokanceroz) qe zhvillohet ne miter. Zhvillohet ne rast se nje set kromozomesh atesor extra, fertilizon qelizen ovum. Ky gabim ndodh ne kohen e konceptimit, duke bere qe placenta te shnderrrohet ne nje mase kistesh.
Ne formen komplete te saj, ne brendesi te mitres nuk zhvillohet embrioni, dhe nuk shihet ind normal placentar. Embrioni qe nis te zhvillohet, eshte i keqformuar dhe nuk mbijeton.
Ne raste te rralla, shtatazania molare mund te komplikohet duke zhvilluar nje forme te rralle tumori.
Barra molare mund te duket normal ne fillimet e saj, por me vone ajo jep shenjat dhe simptomat qe e bejne te dallueshme nga nje barre normale:
- Hemoragji vaginale ne ngjyre te erret apo te kuqe gjate tremujorit te pare
- Te perzjera dhe te vjella te forta, te shpeshta , gjate gjithe kohes
- Rrjedhje vaginale te materialeve cistike
- Dhimbje dhe presion ne fund te barkut
Te pasura me:
- Rritje te shpjete te madhesise se mitres, me teper sesa mosha reale e shtatezanise
- Presion arterial i larte
- Preeclampsia qe ne javen e 20
- Kist i vezores
- Anemia
- Rritje te funksioni te gjendres thyroide (hyperthyroidism)
Shtatezania molare shkaktohet si rezultat i nje fertilizimi jonormal te vezes : qeliza normale humane permban 23 cifte kromozomesh.Ne cdo cift njeri kromozom eshte me origjin atesore dhe tjetri me origjin amtare. Menjehere pas fertilizimit, kromozomi amtar humbet, ose inaktivizohet, cka pasohet me dublikim te atij me origjin atesore.Arsyeja qe sjell humbjen apo inaktivizimin amtar eshte qe vezeza (ovumi ) mund te kete nje berthame joaktive, ose te mos kete fare berthame.
Ne shtatezanine molare te pjesshme, kromozomet amtare mbeten, por nga ana atesore vjen 2 sete kromozomesh dhe si rezultat embrioni do te permbaj 69 kromozome ne vend 46. Nje gje e tille ndodh kur dublikohen kromozomet amtare, ose kur 2 spermatozoide fertilizojne nje vezez te vetme.
Faktoret rrezikues
Barra molare eshte jo e zakonshme dhe haset ne rreth 1 ne cdo 1000 lindje. Favorizohet nga disa faktore sikur jane:
Mosha amtare: haset me shpesh ne grate mbi 35 vjec,dhe ne ato me te reja se 20 vjec.
Shtatezani e meparshme molare: perserritja ndodh ne nje mesatare 1deri 2 ne 100 gra qe kane bere njehere shtatezani molare.
Grupe etnik te vecante: grate ne juglindje te azise semuren me shpesh prej moles hidatiforme
Komplikacionet
Pasi hiqet barra molare, inde molare mund te mbeten dhe te vazhdojne te rriten duke zhvilluar semundjen trofoblastike ne reth 20 % te shtatezanive molare , me shpesh pas nje mole te plote..Njera nga shenjat e semundjes trofoblastike eshte persistenca ne vlera te rritura e hormonit te barres gonadotropin korionike humane ( HCG).
Ndodh qe, mola invasive te depertoj ne thellesi te shtreses se mesme te murit te mitres, cka do te sjell per pasoje hemoragji te vazhdueshme.Ne te tilla raste eshet e nevojshme mjekimi me kemioterapi, dhe /ose ( me rralle ) heqje te mitres (hysterectomy).
Choriocarcinoma eshte forme e rralle e semundjes trofoblasitke, dhe zhvilohet dhe perhapet ne organe te tjere. Ne kete menyre eshte e nevojshme mjekimi me kimioterapi multiple.
Nese dyshohet per nje shtatezani molare, atehere behet matja e nivelit te gonatotropines korionike ne gjak , dhe behet ekzaminimi ekografik.
Pavaresisht sondes se perdorur ,transabdominale apo transvaginale, gjate ekzaminimit ekografik ne formen e plote molare :
- Nuk shihet embrioni apo fetusi
- Nuk ka likid amniotic
- Kaviteti uterin imbushur me mase kistike te trashe plancentare
- Kiste ovarian
Ne rastin e moles se pjeshme shihet:
- Fetus i vogel, i pazhvilluar
- Sasi e paket likidi amniotic
- Placente e trashe kistike
Ne rast se evidentohet shtatzani molare, kerkohet per ndryshime te tjera sikur jane:
- Preeclampsia
- Hyperthyroidism
- Anemia
Nje shtatzani molare nuk mundet te zhvillohet si nje shtatezani e jetueshme, prandaj per te parandaluar komplikacionet duhet qe indi molar te hiqet nga kaviteti nepermjet nje procedure qe quhet dilatacion dhe kyretazh (D&C).Kjo procedure kryhet nen anestezi locale dhe gjumesjellesi venoz, dhe zgjat 15-30 min. Nese indi molar eshte ne sasi te madhe mund te hiqet krejt mitra nese gruaja nuk deshiron me shtatezani te tjera. Pas kesaj behet ndjekja ne dinamike e vlerave te HCG (hormonit te barres ) nga 6 deri 1 vit me pas.
Rekomandohet qe nese gruaja ka deshire per te nisur nje shtatezani tjeter mund te presi te pakten 1 vit.