Sindromi premenstrual


Perfshin nje spekter te gjere simptomash ku perfshihen luhatje te sjelljes dhe te humorit, dhimbje te goksit, gjendje pangopjeje, lodhje, irritim dhe depression. Rreth 3 deri 4 gra duket se vuan nga forma te ndryshme te sindromit premenstrual. Hasshmerine me te madhe e kane rreth moshe 20 –30 vjec. Simptomat kane nje model perseritje te njohur.

Simptomat
Ndryshimet emotive dhe te sjelljes
• Tension ose ankth
• Gjendje depresive
• Shperthime te qarash
• Labilitet sjellje, irritim ose inat
• Ndryshime ne ngrenie me pangopesi
• Crregullim te gjumit (insomnia)
• Terheqje nga jeta sociale
• Renie te perqendrimit
Shenja fizike
• Dhimbje te muskujve dhe te artikulacioneve
• Dhimbje koke
• Lodhje
• Shtim ne peshe si rezultat i mbajtjes se ujit ne organizem
• Fryrje te barkut
• Dhimbje te gjoksit
• Shperthim te pucrave ne fytyre
• Ndryshime te defekimit ne forme konstipacioni apo diare.

Grate mund te kene disa nga keto shenja, ne shkalle te ndyshme, por shpesh ato mund te jene aq te shprehura sa te pengojne aktivitetin e perditshem. Pavaresisht shkalles se tyre, me ardhjen e ciklit keto simptoma zhduken. Ne pak raste mund te ndodh qe sindromi premendtrual te jete teper i rende : me depression te rende, ndjenjen te qenurit e pashprese, ankth, irritim, vetevleresim i ulet, veshtiresi ne perqendrim, tension. Keto permblidhen nen termin crregullim disforik premenstrual.

Shkaqet
Shkaktari i sakte ketij sindromi nuk njihet por njihen disa faktore qe ndikojne ne kete gjendje: • Ndryshimet homonale ciklike : shenjat dhe simptomat e ketij sindromi ndryshojne gjate luhatjeve homonale dhe zhduken gjate shtatezanise si dhe ne menopause.
• Ndryshime kimike ne tru :ndryshimet ne sasine e cliruar te serotonines (neurotransmetor) mund te jene shkaktar te sindromit. Sasi te paketa te serotonines ndikojne ne depresionin premenstrual, lodhjen, urine dhe crregullimet e gjumit.
• Depresioni : ne format e renda, shpesh eshte depresioni i padiagnostikuar dhe i patrajtuar pergjegjes per keto ndryshime
• Stresi: stresi i rendon disa nga simptomat
• Menyra e keqe e ushqyerjes : disa nga shenjat SPM lidhen me vlera te uleta te vitaminave dhe mineraleve. Negativisht ndikon ngrenia e ushqimeve me kripe, alkoli, lengje me kafein, te cilat sjellin crregullime te sjelljes dhe luhatje te niveleve energjitik.

Diagnoza
Bazohet mbi te dhenta e pacientes. Eshte shume e rendesishme te mbahet nje ditar ku te shenohen te gjitha ndryshimet,per te palten 2 cikle menstruale. Kohen e shfaqjes, zgjatjen dhe mbarimin e tyre.

Trajtimi
• Antidepresant: Grupi i quajtur Selective serotonin reuptake inhibitors (SSRis) : fluoxetine (Prozac, Sarafem), paroxetine (Paxil, Pexeva), sertraline (Zoloft) mund te perdoren per te qetesuar simptomat si lodhje, ndjenjen e urise se pakontrolluar, crregullime te gjumit. keto medikamnete merren cdo dite ose vetem 2 jave para ardhjes se ciklit.
• Anti-inflamatoret josteroid (NSAiDs). Duke i nisur disa dite para ose ne momentin e ardhjes se ciklit : ibuprofen (Advil, Motrin, ) ose naproxen (Aleve, Naprosyn, ) qetesojne krampet dhe dhimbjen e gjirit.
• Diuretiket : nese ushtrimi fizik dhe kufizimi i marrjes se kripes nuk arrijne te reduktojne shtimin ne peshe, enjtjen apo fryrjen paraciklit, mund te perdoren diuretik dhe me i perdorur eshte Spironolactone (Aldactone) • Kontraceptivet oral : duke penguar ovulacionin, ato pengojne luhatjet hormonale cka sjell lehteim te simptomave te SPM.
• Medroxyprogesterone acetate (Depo-Provera).Ne format e renda te SPM apo te sindromit dismorfikk mund te perdorehen perkohesisht per te ndaluar keshtu ovulacionin. nderkohe qe vete Depo-Provera, mund te sjelli si efekt anesore rrritje te oreksit, shtim ne peshe, dhimbje koke dhe gjendje depressive.

MENYRA E JETESES: Ka shume rendesi rregullimi i menyres se jeteses, aktiviteti fizik, ushqimet dhe pijet.
Te rregullohet dieta:
• Te hahen vakte te vegjel te shpeshte per te ulur fryrjen dhe ndjenjen e ngopjes.
• Te kufizohen kripa dhe ushqimet e kritpura per te ulur mabjtjen e e ujit ne organizem.
• Te perdoren ushqime me permbatje karbohidratesh komlekse sikur jane fruta, perime, dhe drithera te plote.
• Ushqime te pasura ne calcium, dhe nese eshte e nevojshme marje ditore suplementi multivitaminik.
• Te shmanget kafeina dhe alkooli

Ushtrimi fizik ditor
Te behen rregullisht te pakten 30 min ne dite ecje, biciklet, note, apo ushtrime aerobike per te lehtesuar lodhjen dhe gjendjen depressive.
Reduktimi i stresit
• Te behet gjume i mjaftueshem
• Te behen ushtrime relaksuese progressive si dhe frymemarje te thelle per te reduktuar dhimbjet e kokes, ankthin, crregullime te gjumit.

MARRJA E SUPLEMENTEVE SHTESE
• Calcium. Marje ditore 1200 mg ne forme te calciumit karbonat
• Magnesium. 400 mg ndihmon ne reduktimin e mbajtjes se ujit ne organizem, qeteson dhimbjen e gjirit, fryrjen. e barkut.
• Vitamin B-6. 50 to 100 mg lehteson simptomat e SPM
• Vitamin E. 400 Ui ne dite lehteson simptomat nepermjet reduktimit te prodhimit te prostaglandinave te cilat jane pergjegjese per krampet muskulare dhe per dhimbjen e gjirit.
• Bimet mjekessore : disa gra referojen lehtesim te problemeve te tyre gjate perdorimit te bimeve te tilla sikur: ginsening, kohosh i zi, fruta pylli, lule rradhiqeje apo vaj aguliceje ne darke
• Krem natural progesteronik. si derivate te farave te sojes