- Aborti spontan
- Adenomioz
- Amenorreja
- Anatomia ap. Femëror
- Anemia
- Astma gjatë shtatzënisë
- Anorgazmia
- Back Pain (dhimbja e shpinës)
- Çrregullimet e gjendres tiroide
- Çrregullimet Gastrointestinale
- Diabeti i shtatzënisë
- Dismenore
- Dispareunia
- Ekografia
- Embolia e Likidit Amniotic
- Endometrioza
- Fibroza Kistike
- Fiziologjia e Ap. riprodhues
- Geu (Barra jashtë mitre)
- Gjendra e Bartolinit
- Hingoma Cystike
- Histeroskopia
- Infeksionet e aparatit urinar
- Inseminimi artificial
- Kanceri Vaginal
- Kanceri i Vezores
- Kanceri i Vulves
- Kanceri i qafes se mitres
- Karunkula e uretres
- Kontracepsioni
- Kontracepsioni i urgjences
- Korioamnionitis
- Rekomandime K.Urgjences
- Kolposkopia
- Licheni Vulvar
- Lythat Gential
- Menopauza
- Menoragjia
- Mykoza vaginale
- Pap Testi
- Polipet e Mitres
- Semundje Inflamatore Pelvike
- Semundjet e zemres
- Semundjet Gastrointestinale
- Sëmundje të Transmetueshme
- Shtatezania molare
- Sindromi Premenstrual
- SPCO
- Te vjellat ne shtatezani
- Toksoplasmoza
- Vaginit Atrofik
- Vaginoza Baktriale
- Vulvodynia
- Ushtrimet Kegel
- Dhimbjet Gjinekologjike
- Kalendari i Kujdesit Prenatal
Semundje Inflamatore Pelvike (SIP)
Eshte infeksioni organeve riprodhuese femerore, si rezultat i perhapjes se bakterieve seksualisht te transmetueshme nga vagina ne miter dhe ne aparatin genital te siperm. Shume gra mund te mos kene shenje e sipmtoma dhe si rezultat mund ti kalojne pa mjekim, por pasojat duken me vone kur gruaja kerkon dhe ka veshtiresi per te mbetur shtatezane ose kur nisin dhimbjet kronike.
Disa nga shenjat me te shpeshta jane:
• Dhimbje te fundit te barkut apo pelvis
• Rrjedhje vaginale te shtuara me ere te rende
• Hemoragji mentruale te crregullt
• Dhimbje gjate marrdhenieve seksuale
• Dhimbje te fundit te shpines
• Ethe, lodhje, diare ose te vjella
• Dhimbje ose veshtiresi gjate urinimit
Shkaqet
- Marrdheniet te pambrojtura rrisin rriskun per semundje seksualisht te transmetueshme ( me nje apo me shume partner )
- Marrdhenie seksuale te nisura ne moshe te hershme, ndryshimi i partnereve
- Disa metoda contraceptive sikur mbajtja e DIU, rrit rriskun per te zhvilluar semundje pelvike, por e kunderta ndodh me perdorimin e kondomit i cili sjell mbrojtje karshi semundjeve seksualisht te transmetueshme.
- Perdorimi i pilulave orale nuk ka ndikim ndaj semundjeve seksualisht te transmetueshme por mund te mbrojne kundrejt SIP, pasi japin trashje te mukusit te qafes se mitres, duke e bere me te veshtire depertimin e bakterieve per ne pjeset e siperme te aparatit genital.
- Bakteriet mund te hyjne ne aparatin riprodhues gjate vendosjes se DIU, ne lindje, aborte, marrje materiali per biopsy.
- Dushet vaginal te shpeshte sjellin prishje te balances bakteriale vaginale duke favorizuar rritjen e bakterieve anaeorb dhe patogjen.
- Histori kalimi semundjje inflamatore pelvike ose semundje seksualisht te transmetueshme. . Semundje pelvike te patrajtuara mund te shkaktojne fomimin indeve fibrotik dhe grumbullim te likidit te infektuar ne tubat e fallopit duke i demtuar ato.
Komplikacionet perfshijne:
• Shtatezani ektopike: duke qene se demtojne tubat behen shkak qe veza e fertilizuar te mbetet ne tub dhe te zhvillohet aty deri sa e can tubin dhe behet urgjence kirurgjikale.
• Infertilitet: pasi infeksioni pelvik jep ngjitje dhe akumulim te lengjeve te infektuara ne tuba, e lene pa mjekura keto do te japin bllokim te tyre me pasoje pamundesi per te mbetur shtatezane.
• Dhimbje pelvike kronike: ngjitjet apo adherencat e krijuara pas kalimit te infeksioneve te brendshem mund te sjellin dhimbje gjate marrdhenieve seksuale, dhimbje gjate aktivitetit fizik apo ne periudhen e ovulacionit.
Diagnoza
Diaganoza vihet ne baze te shenjave dhe simptomave, egzaminimit pelvik, analizes se sekrecioneve vaginale, kultures cervikale, dhe egzaminimit te urines.
Per te pare perhapjen ne organet pelvike behet:
Ekografi pelvike, biopsy endometrit dhe ne rastet e perparuara lapararoskopi.
Trajtimi
Antibiotiket jane mjekimi standart per inflamacionin pelvic, te cilet jepen te kombinuar, ne doza te pershtatshme sipas shkalles se perhapjes. Po ashtu jepen qetesues te dhimbjeve si dhe rekomandohet regjim shtrati. Mire do te ishte qe marrdheniet seksuale te nderpriteshin deri ne perrfundim te trajtimit. Partneri duhet te egzaminohet per pranin e infeksioneve te ngjashme dhe sipas nevojes dhe te trajtohet. Ne rastet e me te renda ose kur nuk mjekimi oral nuk jep permiresim mund te behet hospitalizimi dhe marrja e terapise me rruge venoze. Rralle mund te jete e nevojshme nderhyrja kirurgjikale.
Parandalimi
• Praktikimi i seksit te sigurt. te perdoren kondom ne cdo marrdhenie, te kufizohen parnteret, dhe te njihesh me historine e semundjeve seksuale te parnerit.
• Te behen analiza. per semundje seksualisht te transmetueshme, klamidia, ne menyre te rregullt.
• Te egzaminohet parneri ne te njejten kohe
• Te mos behen dushe vaginale: nese mjeku nuk jua keshillon pasi prishet balanca bakteriale normale
• Kujdes ne higjenen e perditshme: e rendesishme te behet pastrami nga perpara prapa per te shmangur futjen e bakterieve nga zorra e trashe ne vagine.