Menoragjia


Menorrhagia eshte cikel menstrual me sasi te madhe dhe te zgjatur, te shoqeruar me krampe dhe shpeshhere pamundesi per te kryer aktivitetin e perditshem.

Simptomat
• Mbushja e nje apo me shume lines apo tamponave cdo ore per disa ore radhazi
• Nevojen per te perdorur dyfish lines njekohesisht
• Nevojen per tu nderruar gjate nates
• Hemoragji qe zgjat mbi nje jave
• Hemoragji me koagula te medhenj gjaku
• Pamundesi te kryerjes se aktivitetit te perditshem
• Shenja te anemise: sikur lodhje, keputje, shkurtim te frymemarjes

Shkaqet
• Imbalance hormonal: ne rastet e crregullimit te prodhimit te estrogjeneve dhe te progesteronit shihet nje trashje e shprehur e shtreses se brendshme (endometrit ) cka do te sjell si pasoje ardhje te ciklit me shume hemoragji
• Crregullim i funksioni te vezoreve: ne rast se nuk ndodh ovulacioni (cikle anovulator ) nuk prodhohet progesterone, dhe si pasoje menoragjine.
• Fibromioma uterine: ne varesi te vendosjes dhe madhesise keto tumore beninje (jokanceroz ) te mitres mund te shoqerohen me shtim te sasise se gjakut dhe zgjatje te ciklit.
• Polipet uterin: jane rritje te vogla ne veshjen e brendshme te mitres mund te shkaktojne hemoragji te zgjatur dhe ne sasi te madhe.
• Adenomioza: ne rast se qeliza te shtreses gjendrore te vesheses se brendshme te mitres rriten ne muskujt e mitres, behen burim mentruacionesh te bollshme dhe te dhimbshme, sidomos ne moshen e mesme pas lindjes se femijeve.
• Aparat Intrauterine (DIU ). Ne rastet e perdorimit te aparateve johormonal me permbajtje baker per te mbrojtur nga shtatzanite e padeshiruara
• Komplikacione te shtatezanise: ne formen e hemoragjise se menjehershme ne sasi te madhe ne raste aborti spontan. Mund te jete shoqeruese e nje shtatezanie ekotopike dhe si e tille kerkon nje ndjekje te kujdesshme. . • Kancer. ne rast te kancerit te mitres, qafes se mitres apo te vezores.
• Crregullim gjaku te trasheguara: si ne rastet e semundjes Willebrand, qe jep nje deficit te trasheguar te nje faktori koagulimi dhe si pasoje hemoragji te shtuar.
• Medikamente: sikur antikoagulantet mund te japin menoragji.
• Gjendje te tjera mjekesore: semundje inflamatore te pelvisit, semundje te gjendres tiroide, endomtrioza, semundje kronike te melcise apo veshkave.

Komplikacionet:
Hemoragjia e zgjatur dhe ne sasi te madhe mund te sjelli per pasoje:
• Anemi nga deficit te hekurit: ne te keto raste ulet sasia e hemoglobines, si rezultat demtohet dhe transporti I oksigjenit ne inde. Gruaja do te kete debesi, zbehje, lodhje, renie flokesh, rrahje te shpeshta te zemres, shkurtim te frymemarrjes, dhimbje koke
• Dhimbje te forta: hemoragjia e bollshme shpesh shoqerohet dhe me krampe mentruale (dismenore) te gradave te ndryshme.

Diagnoza
• Analizat e gjakut: per te vleresuar hemoglobinen,, anomali te koagulimit, cregullime te gjenders tiroide. . • Pap test: per te perjashtur pranine e qelizave kanceroze apo gjenjdet prekanceroze.
• Biopsy endometri: per te perjashtuar anomali te shtreses se brendshme te mitres.
• Ekografi transvaginale. per te marre informacione baze te mitres, vezoreve, pelvis dhe bazuar mbi keto do te kerkohen egzaminime te tjera sikur:
• Sonohisterogram. Lehteson idenitifikimin e problemeve te veshjse te se brendshme te mitres pas injektimit te ujit fiziologjik ne kavitetin e mitres me ane te nje kateteri te holle.
• Hysteroskopi. Nepermjet histeroskopit qe eshte nje tub i hholle i pajisuar me drite shihet nga brenda mitra per te pare me mire shkakun e hemoragjise.
• Dilacion dhe curettage (D&C): pasi zgjerohet qafa e mitres, me ane te nje intrumenti metalik me fund te mprehte behet gerryrja e siperfaqes se brendshme te mitres dhe indet e nxjerra cohen per egzaminim histopatologjik.
Mjeku mudn te jete i sigurt per diagnozen pasi te jene perjashtuar crregullime te tjera menstruale, semundje apo medikamente te ndryshme te cilat mund te perkeqesojne gjendjen e gruas.

Trajtimi
Varet nga faktore te ndyshem sikur jane: gjendja e pergjithshme, toleranca ndaj medikamenteve te ndryshem, deshira per femije, dhe preferencat e vete pacientes.
• Hekur suplement. Ne varesi te vlerave te hemoglobines ne gjak ne forme te tabletave shtese apo mjekim specific.
• Anti-inflammatoret josteroid (NSAIDs). te tille sikur ibuprofen (Advil, Motrin, ) apo naproxen (Aleve), duke lehtesuar ne te njejten kohe edhe dhimbjet menstruale (dysmenorrhea).
• Kontraceptive oral: pervec efektit ne kontrollin e shtatezanise, pilulat kane veprim shume te mire ne uljen e sasise se gjakut menstrual.
• Progesteron oral: progesterone oral i marr per 10 ose me shume dite cdo muaj, sjell rregullim te balancit hormonal dhe si rrjedhim ul sasine e hemoragjise
• DIU hormonal (Mirena). Duke leshuar nje lloj progesterone ( levonorgestrel), mukoza veshese e mitres behet me e holle dhe si rrjedhim ulet sasia e gjakut dhe krampet
• Dilation dhe curettage (D&C).
• Hysteroscopy operative: per te hequr polipet kur ato jane shkaku i hemoragjise.
• Ablacioni endometrial. me ane te teknikave te ndryshme behet shkaterimi perfundimtar i shtreses se brendshme te mitres, cka do kete si rrjedhoje ulje deri ne zhdukje te ciklit menstrual (ulje te mundesive per te mbetur shtatezane
• Rezeksioni endometrial. me nje electrode ne forme laku hiqet shtresa e brendshme e endometrit.
• Hysterectomi. Ne rast deshtimi ose kunderindikimi te metodave te mesiperme, sjell nderprejen definitive te hemoragjise dhe pamundesise per te mbetur shtatezane.