Ekografia


Ekografia eshte nje metode diagnostikuese qe perdor vale zanore me frekuence te larte per te prodhuar imazhe relativisht te sakta te strukturave te brendshme te trupit. Imazhet e perfituara gjate egzaminimit me ultratinguj na japin informacione te rendesisme per vendosjen e diagnozes dhe trajtimin e semundjeve te ndryshme. Mund te realizohet duke perdorur nje sonde ne kontakt te jashtem me lekuren ose sonde te brendshme ne varesi te organit qe do te egzaminohet dhe te informacionit qe duam te marrim.

Egzaminimi ekografik mund te behet per keto arsye:
• Vleresimin e fetusit
• Vleresimin e teresise se aparatit uro genital
• Semundje te fshikezes se temthit
• Vleresimin e fluskit te gjakut ne vaza
• Marrje te materialit bioptik me ane te nje ageje
• Vleresimin e gjendrave te gjirit
• Kontrollin e gjendrave tiroide
• Studimin e zemres
• Diagnozen e disa formave te infeksionit
• Diagagnozen e disa formave kanceri
• Vleresimin e anomalive te muskujve, tendineve dhe indeve te buta

Ekografia eshte nje procedure e sigurt, duke qene se perdor ultratinguj nuk asnje rrezik te drejtepersedrejte tek paciente dhe as tek mjeku. Megjithe fushen e gjere te perdorimit, ka edhe kufizime: tingulli nuk e pershkruan kocken, as ajrin, si rrjedhim ka kufizime ne raste te egzaminimit te organeve qe permbajne gaz apo pengohen nga kocka. ne raste te tilla ndihmon CT, MRI ose dhe grafia e thjeshte.

Pergatitja perpara egzaminimit varet nga organi qe do te shihet.
Shumica e rasteve nuk kerkojne pergatitje shtese. Por nese do te shihet fshikeze a temthit, duhet qe te pacienti te jete esell ( dmth pa ushqime dhe pa lengje ) prej te pakten 6 ore.
Per egzaminimin e organeve pelvike ( miter, vezore, prostate ) duhet qe fshikeza e ujit te jete e mbushur. Ne rast te egzaminimit transvaginal apo transrectal, fshikeza duhet te jete e zbrazur. Egzaminimi kryhet ne shtrat mjekesor, mbi lekuren qe do te egzaminohet vendoset nje sasi e vogel xheli, ne menyre qe te krijohet nje kontakt i mire me lekuren, duke shmangur formimin e hapesirave me ajer. Mjeku egzaminues vendos sonden mbi lekure dhe e rreshqet ate ne zonat qe jane te interesuara per tu pare. Sonda ekografike qe perdoret prodhon dhe merr vale zanore me frekuence te larte qe nuk mund te kapen nga veshi i njeriut. Kur sonda vendoset mbi lekure, kristalet brenda saj leshojne pulse valesh zanore te cilat pershkruajne trupin. Indet e organevete ndryshme, likidet, kockat, refletojne keto vale dhe i kthejne mbapsht tek sonda. Ky informacion dergohet ne kompjuter, i cili i shnderron ne imazhe te bazuar nga modeli i krijuar nga vala zanore. Per rastet e ekografise invasive (te brendshme ) perdoret nje sonde tjeter e pershtatshme me organin kavitar ku do aplikohet si e tille mund te jete transezofageale ( per zemren ), tranrectale ( per prostaten ) apo transvaginale ( per organet genitele femerore ).

Ekografia gjinekologjike perdoret per:
Studimi i pergjithshem te aparatit genital:
• ben te mundur evidentimi e mitres, vendosjen, permasat, structuren e saj qarkullimin e gjakut ne miter.
• Perjashton anomali structurore te lindura te mitres ose percakton llojin e anomalies nese ka.
• Shihet prania e fibromiomave, numri i tyre, permasat, vendodhja e tyre.
• Ben te mundur percaktimin e trashesise te endometrit, fazat ciklike te tij, pranin e DIU, te polipeve apo crregullime te tjera te endometrit.
• Ben evidentimin e vezoreve, permasat e tyre, vendndodhjen, pranin e folikujve, te cisteve, permbajtjen e kisteve (leng i paster, hemoragjik, pus, mbeturina embrionale ) si dhe qarkullimin e gjakut ne vezore.
• Ben te mundur te shihen tubat e Fallopit kur jane te mbushur me leng, me gjak, apo me pus.
Studimi gjate shtatezansie:
• Ben te mundur evidentimin e dhomezes se barres, numrin e dhomezave, vendosjen e saj ( brenda apo jashte mitrore ) ne pjesen e siperme te meseme apo te poshtme te mitres, permasat.
• pranine e embrionit, numrin e embrioneve, rrafjet e zemres fetale, zhvillimin e tij gjate gjithe shtatezanise. Organet fetale, funksionin e tyre, peshen, pozicionin fetal, matjen e qarkullimit te gjakut ne kordonin umbilikal dhe ne vazat me te rendesishme fetale. Perllogarit peshen e perafert te fetusit, dhe rruget e mundshme te lindjes.
• kontrollon sasine e lengut amniotic, vendosjen e placentes, graden e pjekjes se saj, kontrollimin e gjatesise se qafes se mitres.