Licheni Skleros Vulvar VLS

Licheni sclerosus vulvar (VLS) është gjendje inflamatore kronike qe prek lëkuren e vulvës, me shpesh ne gratë ne post menopauze. Të cilat e lënë pa trajtuar Likenin skleroz , shkakton një gjendje jo te mire fizike, psikike, emocionale dhe çrregullime seksuale të cilat mund te çojnë në shkatërrime të pakthyeshme, ose mund të përparojnë drejt karcinomes me qeliza skuamoze. Likeni skleroz, mund te preki lëkurën e grave, të burrave, apo të fëmijëve, me vendosje kudo ne lekure, por me shpesh prek regjionin anogenital dhe më shpesh gratë. Një në 70 dhe deri një në 1000 persona, preket nga Licheni Skleroz, rreth 10 herë më shpesh femrat sesa meshkujt .Ka nje shpërndarje bimodale kohore: me hasshmeri me te larte ne pubertet dhe ne postmenopauze.

Nuk njihet shkaku i tij, por jane percaktuar faktor te lidhur me shfaqjen e tij sikur:
• sëmundje autoimmune, shpesh shoqerohen me gjendje te tjera sikur sëmundje te gjëndrës tiroide vitiligo, alopeci, prani te autoantitrupave qarkullues
• faktor gjenetik (shpeshhere preken pjesetar te tjere te familjes)
• vlera te uleta te hormoneve seksual te brendshem

Simptomat
• te kruara ne pjesen e lekures vulvare eshte shenja karakteristike: mund te jete e formes se lehte dhe me nderpreje ,ose e forte dhe e vazhdueshme
• fissura ( carje ) vulvare qe mund te ndodhin spontanisht ose si rezultat i irritimit fizik nga cjerrja apo traumatizimit gjate marrdhenieve seksuale
• Djegje te urines, dhimbje gjate marrdhenieve seksuale, dhimbje ne defekim, deri ne hemoragji rektale

VLS jep ndryshime karakteristike te lekures vulvare:
• lekura merr pamje te bardhe, te shkelqyeshme, pamje letre te rrudhosur, me vendosje nga kocka pubike deri ne regjionin perineal dhe eshte e shperndare ne formen e 8, ose vrime celesi .Ndryshimet e lekures jane vetem ne pjesen e jashtme, ndersa strukturat e brendshme nuk preken.
• Ne format e zgjatura dhe te patrajtuara, formohen pllaka te sheshta te bardha te shkelqyeshme, te rrethuata nga kufij ne ngjyre te kuqe, violet, dhe jane tregues i atrofise.
• Humbje te labiumeve minore, sheshim te labiumeve te medha, inversion te klitoris, ngushtim te hyrjes vulvare
• Ndryshime sekondare te lekures sikur : edem vulvare, eritem, renie te koreve, dhe fissura .infeksionet sekondare japin formim bulash
• Erozione te thella ne rast shoqerimi me neopplazi te vulves ( VIN )

Diagnoza
• Biopsia eshte ajo qe konfirmon diagnozen dhe eshte e domosdoshme ne rastet kur dyshohet per ndryshime neoplazike, nese nuk reagon me mjekimin, nese shoqerohet me forma extragenitale, prani te zonave te pigmentuara. Biopsia duhet te merret me pare sesa te niset terapia me kortikosteroid, pasi keta interferojne me rezultatin e biopsies.
• Tampon vaginal megjithese nuk kerkohet per te vene diagnozen e likenit vulvar, perdoret per te perjashtuar gjendje shoqeruese sikur, vaginoza bakteriale, trikomonas, candida, herpes simplex, apo semundje te tjera seksualisht te transmetueshme. Merret kur shihen rrjedhje vaginale jo normale, eritem vulvare, fisura, apo korezime.
Disa crregullime autoimmune sikur semundje te gjendres tiroide, vitiligo, alopecia, anemi perniciose dhe diabeti mellitus jane shoqerues te shpeshte te VLS, prandaj duhen bere edhe teste imune.

Komplikacionet
Pacientet e prekur shprehin lodhje, ankth, shqetesim, turp dhe ndryshime emocionale .Rikthimi i shpeshte i semundjes, te shoqeruara me te kruara, djegje dhe irritim, interferon me aktivitetin ditor dhe ndikon ne nje negativizim te vetevleresimit. Ndryshimet strukturale te parikthyeshme cojne ne disfunksion seksual dhe ne veshtiresimin e marrdhenieve me partnerin . Ne 3 deri 5 % te rasteve mund te zhvillojne karcinoma te vulves

Trajtimi
Kortikosteroidet Ultrapotent topik: trajtimi i rekomanduar eshte perdorimi i clobetasol proprionate 0,05 %. Per shkak te efektit antiinflamator eshte shume efektiv ne manaxhimin e simptomave shoqeruese, duke ulur inflamacionin dhe ne parandalimin e progresit te semundjes .Membrana mukoze e vulves eshte relativisht rezistente ndaj veprimit te steroideve, c ka do te kerkoje perdorimin e steroideve me te fuqishem per te arritur efektin e deshiruar.
Trajtimi niset me aplikim te clobertasolit 2 here ne dite, per 4 jave dhe me pas njehere ne dite per 3 muaj, dhe me pas ne doza mbajtese me nje ose dy aplikime ne jave edhe kur eshte asimptomatike. Aplikimi i perberjes behet mbi lekuren e thate, te paster, ne sasin e duhur. Kohezgjatja e trajtimit me clobetasol eshte e varur drejt persedrejti nga prania e simptomave, dhe progresin e semundjes. Si efekt anesor i perdorimit te zgjatur te perberjes eshte hollimi i lekures anogenitale, formimi i strijeve, infeksione mykotike, perthitje sistemike qe sjell per pasoje suprimimin adrenal, reaksion e rikthimit pas nderprerjes se terapise. Efektete anesore qetesohen me uljen ne fuqine e kortikosteroidit te perdorur.
Frenues Calcineurin topik: perdoren si terapi e dyte per trajtimin e VLS. Kremi 1% pimecrolimus eshte perberes imunosuprimues qe frenon aktivizimin e qelizës T, duke përmirësuar kështu simptomat, të kruarat, djegien dhe inflamacionin shoqërues e VLS. Për shkak te imunosupresionit, përdorimi i gjate me këtë medikament, favorizon zhvillimin e karcinomes vulvare çka kërkon ndjekjen e kujdesshme nga mjeku specialist.
Retinoidet: përgjithësisht, përdorimi i retinoideve sistemik apo topik, nuk është efektive ne trajtimin e likenit skleroz por është pare qe mund te jene efektiv ne trajtimin e hiperkeratozes dhe strijeve tek pacientet qe nuk i pergjigjen terapise me kortikosteroid. Marrja e tyre behet nen kontrollin e mjekut specialist.
Preparate sedatues: per shkak te persistences se kruajtjeve, pacientet shpesh e perkeqesojne gjendjen e tyre duke e ferkuar, kruar, çare lekuren, sidomos gjate nates. Kjo gjendje kerkon marrjen e sedative si dhe antihistaminikeve oral ,para gjumit. Antihistaminiket duke frenuar aktivitetin e receptoreve H1, si pergjegje te reaksioneve inflamatore, dhe permiresojne keshtu te krruarat. Ne te njejten kohe, efektet lipolifilike te antihistaminikeve, lejojne kalimin e barrieres gjak-tru duke dhene efekte sedative. Perdorimi i zgjatur i ketyre preparatieve shoqerohet me efekte anesore te tilla sikur pergjumje gjate dites, goje te thate, probleme me memorjen, mosorientim te mire.
E rendesishme mbetet edukimi i ketyre pacienteve, kujdesi qe duhet te tregojne ne jeten e perditshme .te menjanohen perdormi i sapuneve, lines ditore apo mujore, te mbathura te ngushta, sintetike.
Mund te aplikohen: xhel ftohes ,xhel petroleum ,perbejrje rehidruese per lekuren qe nuk permbajne propylene glycol dhe lanolin .Keto te fundit rritin sasin e ujit ne shtresen corneal te lekures, cka sjell forcim te lekures dhe ul inflamacionin subklinik.
Nderhyrje kirugjikale: vetem per rastet e komplikuara me adherenca, strie, ndryshime malinje .Pas nderhyrjes duhen perdorur dilatator per te reduktuar rekurencen e ngushtimit te hyrjes vulvare.
Terapia alternative: terapia fotodinamike, fototerapia ultraviolet ,cryoterapi, vaporizmi me lazer ,por qe mbeten si alternative per shkak te shkalles se larte te recurrences.

Mbetet shume e rendesishme ndjekja e kujdeshme e ketyre pacienteve, fillimisht njehere ne 3 muaj dhe me pas njehere ne vit. Kontrolli periodik duhet te jete i kujdesshem duke inspektuar me kujdes ndryshimet e ngjyres, fisurat, te carat, erosionet, lezionet apo nodujt. Ne cdo rast te dyshimte duhet marre biopsi. Njekohesisht merret edhe pap testi.
Pacientet duhen edukuar mbi semundjen e tyre, ndergjegjesuar mbi kronicitetin, perdorimin e kujdeshem te preparateve, efektet anesore te tyre. Aplikimi i kremit duhet te behet me kujdes, pasi te jene lare duart, dhe lekura te jete e paster dhe e thate. E rendesishme eshte vetë ekzaminimi: pacientet duhet te mesohen qe te ekzamnohen vete, cdo muaj, midis 2 cikleve menstrual, duke perdorur pasqyre per te pare mons pubis, labiumet majore dhe minore, perineumin, anusin dhe duke verejtur ndryshimet e mundshme sikur ngjyren e lekures, pranin e blisterave, plage, ulcera, erozione apo kore.