Dhimbjet gjinekologjike

Mitra, qafa e mitres, tubat dhe vezoret kane te njejtin inervim te brendshem sikur edhe zorra e trashe dhe nje pjese e zorres se holle. Sinjali percillet nepermjet segmenteve T10 dhe L1, prandaj edhe eshte shume e veshtire te behet dallimi ndermjet dhimbjeve me origjine gjinekologjike nga dhimbjet me origjine nga aparati tretes.

DHIMBJET TE BARKUT TE MENJEHERSHME

Dhimbjet qe vijne si rezultat i demtimeve te brendshme ose ishemise shoqerohen me pergjigje reflektore si te perzjera, te vjella, djersitje, pamundesi apo keputje.

Barra jashte mitre: dhimbja e lokalizuar vjen si rrjedhoj e zgjerimit te tubit, dhe ne kohen kur ndodh carja e tij, kjo dhimbje perhapet ne te gjithe barkun, per shkak te irritimit peritoneumit .Kjo mund te shoqerohet me shenja te urgjences se zorres se trashe per shkak te krijimit te nje mase ne hapesiren e Douglasit, renie te fikti, pamundesi, renie te tensionit. Barku eshte i dhimbshem ne prekje, i fryre. Eshte e domosdoshme te behet dozimi ne gjak i hormonit te shtatezanise cdo 48 ore e shoqeruar me ekografi transvaginale. Trajtimi i zgjedhur eshte laparoskopia, ne gjenjde te renda behet laparotomi.

Masa adneksiale

  1. Hematoma e trupit te verdhe: haset gjate pjeses se dyte te ciklit mentrual, pas ovulacionit. Pikimi ne sasi te vogel jep dhimbje te lehta, ndersa hemoragjia mund te coj ne hemoperitoneum dhe gjendje shoku hipovolemik, dhimbje te gjithe barkut, renie te fikti. Trajtimi behet me laparoskopi ose laparotomi per te kontrolluar hemoragjine nga vezorja.

  2. Kist i care i vezores : rastet me te shpeshta jane kiste dermoid, kistadenoma, endometrioma.Duke qene se sasia e gjakut eshte shume e vogel, nuk jep ndryshime te renda. Mund te shoqerohet me dhimbje e barkut, ndjeshmeri ne prekje, fryrje te barkut, ulje te levizjes se zorreve. Trajtimi eshte heqja e kistit.

  3. Perdredhja e vezores: Ndryshimet morfologjike te vezores si rezultat kisteve mund te shoqerohen me perdredhje perreth pedunkulit. Keto perdredhje mund te zgjidhen spontanisht dhe te shoqerohet me dhimbje te fundit te barkut.Nese vazhdon me kohe, atehere ndodh bllokimi i drenimit venoz te vezores, cka jep zgjerim dhe zmadhim te saj, trashje te kapsules dhe me pas infarkt.Dhimbja behet me e forte, dhe shoqerohet nga te perzjera, te vjella, keputje, ethe dhe ndryshime te formules se gjakut. Trajtimi eshte kirurgjikal.

Semundje inflamatore pelvike akute: jane infeksione shume mikrobike,seksualisht te transmetueshem.Me shpesh shkaktar mund te jene Neisseria Gonorrhea dhe Chlamidia trachomatis. Shoqerohen me dhimbje te fundit te barkut, dhimbje te qafes se mitres ne prekje, temperature me te larte se 38.3°C, rrjedhje vaginale, rritje te proteines C reaktive, dhe sedimentit eritrocitar. Ne ekografi shihen tubat e mbushur me likid me ose pa abses apo likid te lire ne hapesiren pelvike.

Absese tubo ovarial: carja e nje absesi mund te coj ne shok endotoksik cka perben nje urgjence kirurgjikale. Pacientia shpesh ka masa te dyanshme, te palpueshme, jo te levizshme,dhimbje te te gjithe barkut, dhimbje ne prekje. Mjekimi eshte me antibiotik si dhe nderhyrje kirurgjikale.

Fibromiomat:

  1. Miomat e degjeneruara mund te japin dhimbje, sidomos gjate shtatezanise per shkak te rritjes se menjehershme te permasave ne krahasim me mundesin per tu furnizuar me gjak.

  2. Miomat me vendosje subseroze mund te perdridhen dhe te japin dhimbje barku te menjehershme.Heqja e tyre mund te behet me laparoskopi.

  3. Miomat submukoze mund te japin dhimbje ne forme krampesh te shoqeruar me hemoragji vaginale. Trajtimi i perzgjedhur ne keto raste eshte heqja me rezektoskop.

DHIMBJET E BARKUT TE HEREPASHERSHME

Mittelschmerz: jane dhimbje qe shfaqen ne mesit te ciklit, te shkaktuar nga pikimi i likidit folikular qe permban prostaglandina ne kohen e ovulacionit. Eshte i vetekufizuar, dhe trajtimi me frenues te prostaglandinave do te parandaloj edhe ovulacionin.

Endometrioza: dhimbjet shoqeruese te saj mund te perkeqesohen para menstruacioneve ose gjate tyre. Grate shfaqin dhimbje te gjithe fundit te barkut, te shoqeruara me menstruacione te dhimbshme, dhimbje gjate marrdhenieve seksuale. Vendosja e vatrave te endometriozes ne ligamentet uterosacral dhe septum rectovaginal shoqerohet me dhimbje gjate aktit seksual. Dhimbje gjate defekimit mund te vijne nga infiltrimi ne zorre. Dhimbjet nuk korrelojne asnjehere me sasine apo pranine e vatrave te dukshme te endometriozes.

Ne rreth 50 % te rasteve, eshte e nevojshme rinderhyrje kirurgjikale per heqjen e vatrave Uljen me te madhe te dhimbjeve pas nderhyrjeve kirugjikale e japin analoget GnRH. Heqja laparoskopike e cisteve endometrial eshte me superiore sesa drenimi kirurgjikal, dhe shoqerohet me shance me te larta shtatezanie.

Dismenore primare: jane dhimje menstruale te shoqeruara me cikle ovulatore ne munges te patologjive strukturore.Me e shprehur eshte ne vajzat e reja, mund te jete ne forme krampesh mbi simfizen pubike, te cilat perhapen ne siperfaqen e perparshme te kofshes, ose ne regjionin sacral. Mund te jene te shoqeruara me te perzjera, te vjella, ose renie te fiketi. Nisin me ardhjen e ciklit e zgjasin deri 72 ore. Mund te trajtohen me qetesuse (naproksen, ibuprofen) ose kontraceptive oral. Pirja e duhanit sjell perkeqesim te dhimbjeve.

Dismenore sekondare: jane dhimbje ciklike ne prani te patologjive strukturore.Me shpesh jane endometrioz,adenomioz, dhe prania e spiraleve.Dhimbja nis nje deri 2 jave perpara se te vijne menstruacionet dhe mund te persisojne deri 2 dite pas mbarimit te ciklit.Shkaku i dhimbjeve eshte tkurrja e forte e mitres me prodhim te shtuar te prostaglandinave.Ne keto raste efekti i qetesueseve dhe kontraceptiveve eshte shume i vogel dhe me efektiv duket neurectomi presakrale.

Adenomioza: shfaqet me shpesh rreth moshes 40 vjec,dhe mund te jete e shoqeruar me pranin e endometriozes dhe fibromiomave. Shoqerohet me dhimbje gjate marrdhenieve seksuale, hemoragji te crregullta, dhimbje gjate defekimit. Mitra eshte e bute dhe e dhimbshme, me strukture heterogjene. Mjekimi i dhimbjeve ne keto raste behet me antiinflamator, tableta progestative, kontraceptiv, apo Mirena.

Dhimjet pelvike kronike.

Jane dhimbje te te vazhdueshme ose jo-ciklike prej se paku 6 muaj kohezagjtje, te lokalizuara ne pelvis, ne muret e barkut,deri ose poshte kerthizez, dhimbje te fundshpines, te forta mjaftueshme per te shkaktuar pamundesi funksionale apo qe kerkojne kujdes mjekesor.Prek rreth 4% te grave. Shkaqe jo gjinekologjike te ketyre dhimbjeve mund te jene me origjine nga zorra, fshikeza e urines.

Grate me dhimbje te thella, te brendshme, apo dhimbje gjate aktit seksual mund te ndjejne nje dhimbje te forte shembjeje.Cdo patologji pelvike mund te jete shkaktare per kete,por me shpesh gjenden endometrioza, adherencat pelvike, vendosja mbrapsht e mitres (retroversioni) patatologji te vezoreve dhe tubave, miomat e mitres. Shpesh zorra e irrituar behet pergjegjese per keto dhimbje ne majen e vagines.

  1. Adherencat: dhimbjet jane jo ciklike, nuk shoqerohen me hemoragji vaginale.Ne te tilla raste rekomandohet te behet adhesiolizis (me lapraroskopi)

  2. Semundje kronike pelvike: dhimbja vjen zakonisht nga infeksionet ose aderencat. Infeksionet shoqerohen me ethe, rritje te leukociteve, ne terrren te gonokokut ose chlamidia. Mjekimi behet me antibiotik perpara laparokopise.

  3. Sindromi i vezores mbetese: pas heqjes totale te mitres dhe adnexeve, indi vezorial i mbetur mund te pesoje ndryshime ciklike te cilat shkaktojne dhimbje. Suprimimi me danazol, kontraceptiv te kombinuar, progesterone me sasi te madhe, agonist GnrH, mund te perdoren ne keto raste. Me laparokopi mund te behet kerkimi i indit te mbetur dhe mundesisht heqja e tij.

  4. Sindromi i zorres se irrituar: eshte crregullimi i zakonshem funksional i zorres, ne te cilin diskomforti apo dhimbja e barkut shoqerohet me ndryshime ne menyren e defekimit, ndryshim te frekuences se defekimit, ndryshim ne pamje dhe konsistence, shoqerimi me mukus, fryrje barku.

  5. Dhimbjet miofasciale: shihen ne 15 % te pacienteve me dhimbje kronike. Ka nje pike nxitjeje triger qe mund te jete ne muskujt ose ne fascie. Shoqerohen me dhimbje karakteristike percjellese, ndjeshmeri te larte.Nese shoqerohet me dhimbje koke, gjume qe nuk te shplodh, pika dhimbjeje difuze, lodhje, mund te mendohet fibromialgjia si shkaktare. Mjekimi bazohet ne perdorimin e anestezikeve lokal ne keto pika, accupunkture, apo toxin botulinum tip A.Ne rastet te me renda mund te behet nderyrje kirugjikale.

  6. Cistiti intersticial: me ulceracione apo formim glomerulash te vogla ne siperfaqen e fshikezes.

  7. Sindromi uretral: grate kane shenjat klasike te infeksionit urinar (urinimi te shpeshte, urgjence, presion por pa urinim naten) por kultura e urines eshte negative. Ka periudha qetesie dhe acarimi.Shkaktaret me shpeshte jane klamidia, mykoplazma, herpes simplex, trauma te uretres, atrofi, stenoza apo obstruksione funksionale. "Prostatitis femeror" eshte shkak i shpeshte i ketij sindromi dhe vjen si rezultat i inflamacionit te gjendrave parauretrale. Shoqerohet me ureter te dhimbshme ne prekje. Trajtimi eshte me antibiotike per tre jave, ne raste te urines se ngarkuar por sterile.

  8. Sindromi post histerekotimise : dhimbja vjen si rezultar i inflamacionit te cungut te vagines, krijimit te seromes apo hematom e cungut, ose neuralgje e lidhur me prejrjet gjate operacionit. Qetesimi i dhimbjes mund te arrihet me prerjen e nje pjese te cungut .Nese histerektomia kryhet per te qetesuar dhimbjet, eshte e rendesishme te sqarohet pacienti se dhimbja do te persistoje edhe pas nderhyrjes.

  9. Dhimbje pas kirurgjise gjinekologjike:

    - demtimet termike te zorreve hasen ne reth 05.-3.2 ne 1000 raste. Keto paraqiten ne forme ne dhimbjesh ne te dy anet e fundit te barkut, ndjeshmeri e shtuar ne keto zona, ethe, rritje te rruazave te bardha, peritonit, ileus dhe prani gazi te lire nen diafragm.Mund te zhvillohen abses, fistula dhe shok septik.

    - Demtimi termik i fshikezez se urines ose ureterit mund te japi pas 14 ditesh dimbje te barkut, dhimbje te ijeve, ethe, peritonit.

    - hernie ne vendin e prerjes: mund te japi dhimbje te barkut, dhe shenja te bllokimit te zorreve

    - procedurat histerokospike mund te japin perforacion, me shpesh ne moshat e medhaja, dhe mund te japin demtime te zorreve.

    - pas heqjes se mitres me rruge vaginale: mund te kete dimbje te barkut per shkak te hematomes se cungut, infeksionit te indeve perreth, formimit te absesit te vezores. Dhimbje ne kendin renal si rezultat i demtimit te ureterit. Interventet me vendosje te meshave mund te shoqerohen me dhimbje pelvike prej infektimit te meshes, cka ben te nevojshme heqjen e saj.