Fiziologjia e aparatit riprodhues


Aparati riprodhues femeror perbehet nga
2 vezore (A),
2 tubat e Fallopit (B),
mitra ( C)
dhe vagina (d).

Rezerva ovariale (e vezores)
Qe nga jeta mbrendamitrore vezoret permbajne vezezat (oocitet) te domosdoshme per gjithe periudhen riprodhuese te gruas. Numri i oocoiteve rregullohet qe ne muajin e 5 te jetes intrauterine, me pas ky numer ulet shpejt deri ne lindjen e femijes femer, e pasuar nga nje ulje graduale gjate jetes active per te pushuar perfunsimisht ne menopauz.

Cikli menstrual
Me hyrjen ne periudhen e pubertetit, vjen cikli menstrual. Cikli menstrual zgjat zakonisht nga 21 deri 45 dite, me nje mesatare 28 dite, duke e nisur numerimin nga dita e pare qe vjen hemoragjia e ciklit deri ne diten e pare te ardhjes se ciklit pasardhes. Gjate kasaj kohe mitra dhe vezorja i nenshrihen ndryshimive te nje pasnjeshme nen ndikimin e homoneve seksual. Keto hormone sigurojne lidhjnen midis gjithe organeve te aparatt genital dhe hipofizes ( gjender e vendosur ne bazen e trurit )

Fazat e ciklit menstrual
Faza folikular (apo faza e maturimit folikular )
Cdo muaj, rreth 50 oocite, do te behen te ndjeshme kundrejt sekretimit hormonal, dhe nga keto vetem nje do te piqet deri ne fudn te tjerat do te pesojen atrezi. Oociti qe arrin maturimin, permban nje folikul te vogel te mbushur me likid.
Ky folikul nen ndikimn e FSH hormnit qe prodhohet ne hipofiz, rritet gjate diteteve te para duke u shtyre drejt murit te jashtem te vezores. Para ovulacionit ky arrin diamtrin 20 mm, dhe duke u care nxjerr jashte vezen. Oociti eshte qelize e madhe me diameter rreth 1/10 e milimetrit, por ndryshe nga qelizat e tjera te trupit, kjo permban gjysmen e kromozomeve (23 kr ) me materialin gjentik qe mema i percjell femijes se vete. Materiali gjenetik qe permbahet tek embrioni ka dhe 23 kromozome te tjere me origjine atesore, qe vijne nga spermatozoidi. Gjate fazes folikualare prodhohet estrogjeni i cili ben pergatitjne e shtrese se brendshme te mitres per te mbajtur embrionin.

Faza ovulatore
Ovulacioni ndodh rreth 14 dite perpara ardhjes se ciklit menstrual, cka do te thote qe grate me gjatesi cikli 28 dite e kane ovulacion ne diten e 14 kurse ne grate me kohezgjatje me te madhe, dite e ovulacionit do te jete me vone ( dita i pare e ardhjes se ciklit minus 14 ). Ovulacioni ndodh nga stimilimi i LH te prodhuar ne hipofiz. Gjate ovulacionit, oociti nxirret jashte folikulit dhe apirohet ne tubin e Fallopit, duke nisur migrimin drejt mitres. Kjo levizje mundesohet nga qelizat ciliare qe veshin tubin.. Faza luteal (pergatitja e mitres per implantimin e mundshem te embrionit ) Gjate kesaj faze shtresa e veshese e mitres (endometri ) pergatitett per implantimin e embrionit te fertilizuar. Ky process varet nga hormonet e cliruara nga folikuli i rupturuar pas nxjerrjes se oocitit : Folikuli transformohet ne Corpus luteum ( trupi i verdhe ) qe nis te prodhoj progesteronin

Aparati riprodhues mashkullor
Perbehet nga :
penis (1),
testikuli (2),
epididymis (3),
kanalet deferent (4), vezikulat seminal (5)
dhe prostata.

Te gjithe keto nderveprojne midis njeri-tjetrit dhe hipofizes ne te njetjen menyre si tek grate.. Sperma ( ejaculat) perbehet nga fluidi seminal isekretuar nga gjendrat seminale dhe prostata, dhe spermatozoa qe jane qeliza te levizshme te prodhuar ne teste. Normalisht nje 1 ml sperm ndodhen 20 deri 100 milion spermatozoid, prej te cilave rreth 40 % jane te levizshem. Spermatozoidet e prodhuar ne teste duhet te pershkruajne epididimus, kanalet deferent, dhe ureterin. Spermatozoidi permban informacionin gjenetik qe babai do i transmetoj pasardhesit te vete, dhe permbajne vetem 23 kromozome. Cdo spermatozoid permban kromozomin qe do te percaktoje gjinen e femijes ose X per vajze, ose Y per djale.

Spermatozoidi permbehet nga 2 pjese: koka dhe bishti apo flagjeli. Eshte qelize e zgjatur me diameter shume me te vogel sesa oociti ( 0.05mm). Koka mbulohet nga nje kellef qe quhet acrozom ne te cilen ndodhen enzimat. Keto enzima kane per funksion te hapin nje tynel ne shtresen e jashtme te oocitit ne menyre te tille qe spermatozoidi te bashkohet me oocitin. Flagjeli siguron levizshemrine dhe progresin drejt oocitit ( nga cervix, neper miter, deri ne tubin e Fallopit )

Stadet e fertilizimit natyral
Gjate aktit seksual, spermatozoidet depozitohen ne pjesen me te larget te vagines, nga arrijne mucusin e qafes se mitres. Perberja e mucusit cervical eshte e tille qe ben te mundur jetesen e tyre per rreth 3 dite. Prej ketej spermatozoidet nisen drejt mitres e me pas hyjne ne tubin e fallopit. Ne 1/3 e tubit takohen me oocitin.

Bashkimi i spermatozoidit me oocitin sjell fertilizim. Nga gjithe numri i spermatozoideve, vetem nje deperton zonen pelucida ( qe eshte nje shtrese mbrojtese e qelizes veze ) Veza e fertilizuar quhet Zygote, dhe perparon shpejt nga tubi per ne kavitetin e mitres. rreth 16-18 ore pas fertilizimit duken 2 nuklei prane njeritjetrit, ne nje qelize te vetme.
Funksionimi i ketyre con ne formimin e nje nucleusi te ri qe permban materialin genetik te plote ( 46 kr ). Pas 30 oresh zigota nis ndarjen qelizore, keto ndarje perseriten cdo12 deri 16 ore. Veza e fertilizuar ndahet ne qeliza bijeza gjithmon e me te vogla te quajtura balstomere, derisa arrin ne stadin e morules ( mase sferike e blastomereve )
Ne kete menyre volumi brenda zona pelucida qe rrethon ovulin mbetet kostant.
Kur arrihet staidi i rreth 12 blastomereve, keto qeliza i nenshtrohen fenomenit te kompaktezimit ( kalimi nga qeliza te rrumbullaketa ne qeliza te sheshta qe fomojne blloqe ) duke rrritur siperfaqen e kontaktit midis tyre.
Ne diten e 5 te post fertilizimit, qelizat e morules nisin te invaginohen dhe te formojne nje kavitet te brendshem qe quhet blastocele ku nis te grumbullohet likid.
Nderkohe embrioni arrin stadin e blastocistit, i formuar nga nje shtrese qelizash perreth kavitetit qe do te marri pjese ne formimin e shtojcave te embrionit ( placenta ) dhe nje mase qelizadh qe do te formoje fetusin.

Blastocysti ne diten e 5
Blastocyst i shtrire

Duke nisur qe nga dita e 5, blastocela do te vazhdoje te zgjerohet progresivisht deri sa zona pelucida te behet e holle dhe te rupturohet. Ne kete stad embrioni perbahet prej rreth 100 qeliza. Blastocisti ndekohe arrin ne kavitetin e mitres, ku mukoza e saj ( endometri ) nen ndikimin e hormoneve te prodhuar nga Corpus luteum, eshte pergatitur per implatimin.

Qe nje shtatezani te ndodh duhen te perplotesohen shume kushte: organet femeror dhe mashkullor funksionant, ovulacioni i rregullt, fertilizimi, dhe implantimi i mire ne miter.

Gjate nje cikli natyral, nje cift fertile normal kane 25 % shance per te nisur nje shtatezani.