Korioamnionitis


Korioamnionitis është komplikacion i shtatëzanisë i shkaktuar prej infeksioneve bakteriale të amnionit fetal dhe të membranave korionike.

Etiologjia:
Si shkaktari më i shpeshtë eshte mbajtur streptokoku i grupit B (GBS ), infeksionë qe japin moratlitet neonatl 50 % . Ne prani te korioamnionitis amtar duhet përcaktuar nëse i porsalinduri rrezikohet për infeksion te lokalizuar psh pneumoni bakterirale, meningit apo forma sistemike ( bakteremi ).

Kohët e fundit shkaktarët më të shpeshtë të sepsisit neonatal janë bakerie gram negativ, sidomos escheria chia coli. Po ashtu mund te behet shkaktar edhe methicillin-resistant Staphylococcus aureus (MRSA)

Fiz-patologjia
Kolonizimi bakterial jo normal e kolonit distal gjatë shtatëzanisë emund të krijoj një ambient mikrobik vaginal dhe cervikal jonormal. Me shpesh kolonizimi rectovaginal me streptokok te grupit B (SGB) gjate shtaztezani eshte shoqërues me infeksione të fetusit ose te të porsalindurit. Studimet kanë treguar se tipe të tjerë bakteriesh mund te rriten në vagine, në cerviks dhe me rruge ascedente behn shkak për infkesione te likuidit amniotik, korioamnionists, ose te dyja bashkë.
Infeksionet urinare gjatë shtatëzanisë mund të ndotin vaginën me bakterie patogjene duke perber faktor për sepsis neonatal sidomos në bakteriunë asimptomatik nga SGB. Pesha amtare e madhe rrit rrezikun per sepsis neonatal të shkaktaur nga SGB Vaginoza bakteriale është e lidhur me lindjen premature, ndaj dhe depisitimi dhe trajtimi i saj mund të parandalojë lindjen parakohe. Faktor të tjerë të mundshëm mund të përmendim, grupi i gjakut A, dhe 0, periodontitis, alkooli, anemia e zgjatur amtare, obeziteti amtar. Në tremujorin e dytë, e vetmja e dhënë klinike mund të jetë shkurtimi i qafës së mitrës në ekografi.

Frekuenca : infeksionet shoqërojnë 40 deri 60% të lindjeve parakohe.
Incidenca e kulturave të gjaku pozitive në cdo të porsalindur në term është 1 në 1250 lindje. Në vendet në zhvillim plasja parakohe e membranave lidhet ngushtësisht me korioamninitis, dhe mortalitet të lartë.

Mortaliteti /Morbiditeti
Mortalitti e të porsalindurve preterm nga java 23 deri në javën e 32 të shtatëzanisë nga nena me korioamnionitis, eshte 9.9 deri 11.1%. Mortaliteti amtar i këtyre fëmijve është shumë i rrallë.
Fëmijët e lindur nga nena me korioamnionits kanë prognoz jo të favorshme neurologjike, por kjo me tepëer e lidhur me moshën gestacionale. Aktivizimi i inflamacionit shoqërohet me komplikacione pulmonare. (Pneumonia congenitale e shkatuar nga ureaplazma dhe mykoplazma bën të nevojshëm ventilim mekanik dhe oksigjen për një kohë më të gjatë. Përdorimi i N acetil cististein rekomandohet si agjent neuroprotektiv.
Korioamnionitis lidhet me sepsisin noenatal, enterokolitin nekrotizues, hemorragji intraventrikulare, dhe perforacionin spontan intenstinal.

Rraca: prek më shumë nënat e zeza 55% sesa te bardhat 12%.
Gjinia e fëmijës: infeksionet neonatale prekin më shumë të porsalindurit meshkuj.
Mosha: shtatëzanitë në moshë të hershme kanë risk më të lartë për korioamnionitis, kjo per shkak edhe të shoqërimit me pirjen e duhanit, alkolit, anemi së, infeksione urinare, dhe vaginoza bakteriale.
Shkaqet: Korioamnioniti amtar ndodh kur mekanizmat mbrojtës të aparatit urogenital dhe/ ose uterus nuk funksionojnë, kur rritet numri i florës mikrobike ose mikroorganizmat patogjen futen në mjdisin urognital.
Infeksionet ngjitëse ne vagine, më pas në qafën e mitrës, më në fund në kavitetin uterin,, membranat fetale, dhe placenta është pasojë e shumë faktorëve ( barriera mbrojtësë e lindur, flora bakteriale normale, ngarkesa bakteriale patologjike, faktorë të virulencës bakteriale dhe prodhimi i toksinave. Një qafë mitre e shkurtuar njihet si faktor rreziku ose si favorizues për invadimin mikrobik të likuidit amniotik. Higjena urogenitale eshtë shumë e rëndësishme për mbajtjen e florës vaginale të shëndetshme.
Bakterie të shëndetshme psh laktobacil, antibiotikët peptide në vaginë dhe cervix luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve gjatë shtatëzanisë. Mukusi, fagocitet, dhe proteinat natyrale antibiotike ( laktoferina, lyzozima, dhe beta difensina ) ne mukusin cervikovaginal mbjanë florën normale vaginale.
Higjena orale luan rol të rëndesishme në florën bakteriale urogenitale gjatë shtatëzanise. Është parë një lidhje midis peridontitis, kolonizimit jonormal rectal dhe lindjes parakohe.
Flora recitale bakteriale eshtë shumë rëndësishme ne kolonizimin urogenital. Alterime të mekanizmave mbrojtës vaginal dhe cervical mund të shkaktojnë vaginitis, vaginoz bakteriale, infeksione urinar. Marrdheniet seksuale mund të ndikojnë në zhvillimin e korioamnionitis

Diagnoza: Klinika eshte e variueshme:
Ekzaminimi i gruas me korioamniotinit mund të mos tregojë asnjë shenjë të infeksionit Sikur mund të Shënjat dhe simptomat karakteristike përfshijnë :
- Ethe amtare ( temperatur intrapartum >37.8°C): të shoqëruara me
- Takikardi amtare (>120 rrrahje/min)
- Takikardi fetale (>160-180 rrahje/min)
- Rrjedhje vaginale purulente ose me erë të rëndë
- Uterusi i dhimbshëm
- Leukocitoz amtare >15,000-18,000 /μL) duket e sëmurë, deri ne gjëndje toksike, me hipotension, diaforez, dhe /ose lekurë të ftohtë. Rreziku për sepsis neonatl është i rritur së paku dy herë.

Ekzaminimi i fëmijës së porsalindur nga nëna me korioamnionit tregon :
- Çrregullime të sjelljes ( letargji, hipotoni, e qarë e dobët )
- Crregullme të frymëmarrjes: takipne, detres respirator, cianoz
- Crregullime kardiovaskulare: takikardi, hipotension, lekure të ftohte e të njomë, zbehje, oliguri
- Gastrointenstinale: distension të abdomenit, të vjella, diare, dhe /ose defekim me prani të gjakut
- Sistemi nervor: anomali të termorregullimit, çrregullime të sjelljes, apne, dhe /ose dëmtime te tij.
- Hematologjike dhe /ose hepatike: zbehje, petekie ose purpura, hemorragji të dukshme

Nga te gjita këto me e shpeshtë është prani a e etheve të nënës. Nësë klnikisht ka më tepër se dy kritere, rreziku për sepsis neonatal është i lartë. Rreziku i infeksionit te fëmijës rritet me kohëzgjatjen e rupturës së membranave. Korioamnionistis mund te behet shkak për hemoragji uteroplacentare, ose abruptio placentae.
Infeksioneit intrauterine mund të behen shkak per hemorragji vaginale, lindje të hershme dhe të shpjetë. Por infeksionet mund të shkaktojnë edhe atoni uterine, os e aktivietet jo të rregullt lindjeje që bën të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikal.
Profili biofizik me anë të ekografisëmund të mos nxjerr të dhëna për korioamnionitis . Mungesa e frymëmarrjes fetale mund të jetë shoqëruese e infeksionit fetal. Në eko mund të shihet “ llum “ në ndërfaqen e likidit amniotik me qafën e mitrës, dhe material hiperekoik lundruese në likid. Aspirimi aseptik i këtij llumi tregon përqendrim të ulët të glukozës, shumë neutrofile, kok gram pozitive.

Shenjat klinike të korioamnionitt nuk janë gjithmonë të shoqëruara me prani të inflamacionit. Duhet dalluar nga ethet e anestezis epidurale, gjatë të cilës nena është febrile dhe fëmija ka takikardi, por i porsalinduri pas 30 deri 60 min, kthehet në norma, ndërkohë që rezultati Apgar është normal.

Klinikisht neonati me sepsis mund të jetë letargjik, hipotonik, të qarë te dobët, dhe thith pak. Takipnea, detresi respirator, cianoz, hemorragjia pulmonar dhe /ose apne mund të jenë shenja të pneumonisë, të sepsisit, ose të të dyjave, dhe duhet vlerësuar me shumë kujdes nga personeli mjekësor, Infermieret duhet të kenë parasysh që neonati i lindur pa detres respirator, por që zhvillon më pas shënja apo simptoma të sëmundjeve pulmonare brenda 6 deri 12 orë e para të lindjes mbart rrezikun e pneumonisë së lindur. Mund të shohen takikardi, hipotension, zgjatje te kohës së rimbushjes kapilare, l ekurë te ftohtë të lagësht, pamje të zbehtë, oliguri. por duhen diferencuar nga malformacione kardio vaskualre, apo sëmundje metabolike.
Crregullime të aparatit gastro intesntinal mund te jene ne formë të distensionit abdominal, të vjella, diare, defekim me gjak. Anomalitë termike sikur hipotermia, ose hipertermia, çrregullime të sjelljes, apne, dëmtime të SNQ, Fontanela e fryrë ose rigiditeti nukal nuk konsiderohet si shenjë e besueshme e meningjitit në të porsalindurit, Prekja hepatike ose hematopoetike mund te shprehet me zbehje, petekie, ose purura.

Korioamnionitis mund të shoqëroj gjendje klinike sikur:
- Anamneze lindje prematur
- Prani e aktivitetit të parakohëshëm
- Rupturë e membranave për kohë të gjatë
- Sëmundje seksualisht të tansmetueshme të cilat mund të shkaktojnë infeksione pelvike, dhe inflamacione
- Infeksione virale psh HSVs
- Adenitis pelvik ( herpes simplex, infeksione enterovirale, koxsacki virus )

Të dhënat Laboratorike:
Gjatë periudhës intrapartum, diagnoza e korioamnionitis bazohet në kritere klinik sidomos në shtatëzanitë në term. • Examinimin e likidt amniotit ( kulturë për bakterie, leukocitet, PH, glicemi, vlerat e endotoksinave, lactoferrina, dhe /ose vlera e citokinave PCR, fibronektina fetale, Insuline GF (protein lidhëse 1 )
• Gjakun amtar si dhe urina ( leukocitet, PCR, alfa1proteinza inhibitor, IL-6, Ferrinina )
• Ekografia perdoret për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës, si dhe për vlerësimin e mireqënies fetale.

Terapia për nënën dhe fetusin me korioamnionitis përfshinë:
1. lindjen e hershme,
2. kujdesin mbështetës : kushte të ngrohta, monitorimin e shënjave vitale. Trajtimin e shokut hipovolemik, dhe acidozës metabolike. Trajtimi zëvendësues me surfaktant, homeostatzën e glukozës
3. marrjen e antibiotikeve. Antibiotikët më të përdorshëm janë :Penicilina G, Klindamicina ose cefalosporin, cefotaxime, gentamicin.