Mirë se vini në Websitin tonë!


Shtazënia Përshëndetje!
Ky është një websit i dedikuar tërësisht Obstetrike – Gjinekologjisë i cili ka si për qëllim t’ju vijë në ndihmë pacienteve apo pse jo dhe mjekëve, të cilët duan informacion mbi problemet, sëmundjet, të cilat i përkasin kësaj dege të mjekësisë.

Çdo informacion që do të gjeni në këtë webisitë është i saktë dhe plotësisht i besueshëm. Kjo gjë garantohet nga eksperienca shumë - vjeçare e imja si mjeke si dhe nga burimet e besueshme të cilat janë zgjedhur me kujdes.

Këtu do të gjeni informacion të përmbledhur dhe të saktë për sëmundjet dhe problemet më të shpeshta të cilat prekin aparatin riprodhues femëror. Jo çdo problem apo sëmundje do të marrë një shpjegim domosdoshmërish në këtë faqe por kjo faqe, ky websit, do të jetë një urë lidhëse midis meje dhe ju për probleme shëndetësorë të cilat ju prekin ju. Në këtë websitë përveç informacionit që do të gjeni, ju keni dhe mundësinë të lini një takim duke klikuar tek linku Prenoto ose të na vizitoni në adresën që do të gjeni tek linku Kontakto. Pas lënies së takimit që mund ta bëni Online ne do ju kontaktojmë për ta konfirmuar atë.

Shpresoj dhe uroj që ky websitë t’ju vijë në ndihmë vajzave, femrave shqiptare, për të kuptuar më mirë çdo problem shëndetësore që ka lidhje me organet riprodhuese dhe për ti dhënë kujdesin e duhur shëndetit të tyre.

Ju faleminderit për besimin tuaj!

Ju mirëpresim!

Dr. Kozeta Mustafaraj