- Aborti spontan
 - Adenomioz
 - Amenorreja
 - Anatomia ap. Femëror
 - Anemia
 - Astma gjatë shtatzënisë
 - Anorgazmia
 - Back Pain (dhimbja e shpinës)
 - Çrregullimet e gjendres tiroide
 - Çrregullimet Gastrointestinale
 - Diabeti i shtatzënisë
 - Dismenore
 - Dispareunia
 - Ekografia
 - Embolia e Likidit Amniotic
 - Endometrioza
 - Fibroza Kistike
 - Fiziologjia e Ap. riprodhues
 - Geu (Barra jashtë mitre)
 - Gjendra e Bartolinit
 - Hingoma Cystike
 - Histeroskopia
 - Infeksionet e aparatit urinar
 - Inseminimi artificial
 - Kanceri Vaginal
 - Kanceri i Vezores
 - Kanceri i Vulves
 - Kanceri i qafes se mitres
 - Karunkula e uretres
 - Kontracepsioni
 - Kontracepsioni i urgjences
 - Korioamnionitis
 - Rekomandime K.Urgjences
 - Kolposkopia
 - Licheni Vulvar
 - Lythat Gential
 - Menopauza
 - Menoragjia
 - Mykoza vaginale
 - Pap Testi
 - Polipet e Mitres
 - Semundje Inflamatore Pelvike
 - Semundjet e zemres
 - Semundjet Gastrointestinale
 - Sëmundje të Transmetueshme
 - Shtatezania molare
 - Sindromi Premenstrual
 - SPCO
 - Te vjellat ne shtatezani
 - Toksoplasmoza
 - Vaginit Atrofik
 - Vaginoza Baktriale
 - Vulvodynia
 - Ushtrimet Kegel
 - Dhimbjet Gjinekologjike
 - Kalendari i Kujdesit Prenatal
 
Embolia e Likidit Amniotic
   
Embolia e likidit Amniotic është një gjendje e rrallë, por e rrezikshme, që ndodh kur likidi amniotic (lëngu që rrethon bebin në mitër gjatë shtatzënisë) ose materialet fetale si p.sh. qime apo flokë, hyjnë në qarkullimin e gjakut amtar. Një gjendje e tillë ka më shumë gjasa të ndodhi gjatë lindjes ose menjëherë pas saj. Embolia e likidit Amniotic është e vështirë për t’u  diagnostikuar.
   
   
Simptomat
    
Embolia e likidit Amniotic zhvillohet papritur dhe shpejtë. Ajo shfaq shenja të tilla si:
   
•	Shkurtim i menjëhershëm i frymëmarrjes 
   
•	Edem pulmonare (shtim i sasisë së likideve në mushkri)
   
•	Rënie e menjëhershme e presioni të gjakut 
   
•	Kolaps kardiovaskular 
   
•	Probleme me koagulimin e gjakut, të cilat rrezikojnë jetën  (koagulopati e disemunuar intravaskulare)
    
•	Të përziera ose të vjella 
   
•	Ethe
    
•	Shpejtim të rrahjeve të zemrës ose çrregullime të ritmit të saj
    
•	Vuajtje fetale të menjëhershme, që shoqërohen me ngadalësim të rrahjeve të zemrës fetale 
   
•	Dëmtime të sistemit nervor
   
•	Koma
   
    
Shkaqet
   
Arsyeja perse ndodh embolia e likidit Amniotic nuk është akoma e qartë, por dihet se kalimi i likidit amniotic apo materialeve fetale në qarkullimin amtar, sjell një reaksion inflamator dhe aktivizim të koagulimit në vazat amtare.
   
   
Faktorët e rrezikut 
   
Duke qenë se ky është një ndërlikim shumë i rrallë, është tepër e vështirë që të identifikohen faktorët e riskut. Llogaritet se haset në 1-12 raste për çdo 100000 lindje. Megjithatë mendohet se në shfaqjen e embolisë së likidit Amniotic ndikojnë:
   
•	Mosha amtare e madhe: Kur nëna është mbi 35 vjeç.
   
•	Probleme të Placentës: Nëse ka anomali të tilla si:     vendosje e pjesshme apo e plotë mbi qafën e mitrës, apo shkëputje e parakohshme e placentës nga muri i mitrës mund të çojnë në shkëputjen fizike midis nënës dhe fëmijës.
    
•	Preeclampsi:Presioni i lartë i gjakut dhe sasia e madhe e proteinës në urinë pas javës së 20-të të shtatzënisë mund të ndikoj në shtimin e riskut për embloli të likidit Amniotic.
    
•	Induktimi i aktivitetit të lindjes: Kjo mendohet për disa metoda të përdorura, por të dhënat janë të kufizuara
    
•	Lindja operative me secio C, me forces apo me vakum r rrisin rrezikun për emboli. Kjo për faktin se këto procedura  mund të ndërpresin barrierën fizike mes nënës dhe fëmijës.
    
•	Gjenetike: Një rol i rëndësishëm i jepet faktorit gjenetik në shfaqjen e embolisë së likidit Amniotic 
   
   
Komplikacionet:
   
•	Dëmtime të trurit: Oksigjenimi i ulët i gjakut mund të japin dëmtime neurologjike të përhershme, të rënda.
   
•	 Hospitalizim i zgjatur: Gratë të cilat i mbijetojnë embolisë mund të qëndrojnë disa javë deri muaj në spital.
    Llogaritet që vdekshmëria nga embolia e likidit Amniotic arrin  deri në 10 % në vendet e zhvilluara. Gjithashtu sëmundshmëria dhe vdekshmëria është e lartë edhe për fëmijën.
   
   
Trajtimi 
   
Trajtimi duhet të jetë i menjëhershëm për të rivendosur  presionin e gjakut dhe oksigjenimin e tij:
   
•	Vendosja e kateterit në një nga arteriet për të monitoruar presionin e gjakut, si dhe vendosja e kateterit venoz qendrorë për të siguruar marrjen e likideve në sasi të madhe,  medikamentet e ndryshme apo dhe gjakut. 
   
•	 Oksigjenim i vazhdueshëm 
   
•	 Përfundimi i shtatzënisë nëpërmjet interventit të shpejtë 
   
•	 Kujdesi për fëmijën e porsalindur
 



