Histeroskopia

Hysteroskopia eshte nje procedure kirurgjikale minimale invazive e cila perdor nje tub te holle te ngjashem me teleskop per te pare ne hapesiren e brendshme te mitres, hapjet e tubave te Fallopit, kanalin e qafes se mitres, dhe vaginen.

Kjo procedure kryhet nepermjet histeroskopit qe eshte nje instrument tubular me diameter 3.2 -5.3mm dhe 7.3 -8.7 mm, i lidhur me nje burim drite qe ben te mundur shikimin ne brendesi te mitres, si dhe me nje sistem videokamere, per te transmetuar imazhin ne ekran.

Histeroskopi permban nje sistem kanalesh qe perdoret per te kaluar likidin si dhe instrumente te ndryshem ne varesi te procedures qe do te behet (gersher, pince, lak, elektroda te tipeve te ndryshme)

Histeroskopi mund te jete metalik rigid, ose i perthyeshem (flexible) ne varesi te procedures qe do kryhet.

Perse perdoret histeroskopia?

I. Per te percaktuar shkakun e problemeve te tilla si :

- Hemoragji te crregullt ose ne sasi te shtuar e cila nuk ndryshon edhe pas perdorimit te medikamenteve
- Hemoragji midis cikleve menstrual
- Hemoragji pas vendosjes se menopauzes
- Hemroragji e crregullt gjate marrjes se terapise hormonale
- Aborte spontan te pashpjegueshme
- Per te marre biopsi ne nivelin e demtimit
- Per te vene diagnozen e ndryshimeve te endometrit (shtresese se brendshme) te para ne ekografi
- Per te bere eksplorimin gjenekologjik ne vajza e vogla dhe te virgjera
- Per te ndjekur nje mole hidatiforme
- Per te bere embrioskopy

II. Per kryer procedura terapeutike :

- Heqje te polipeve ne qafen e mitres,ne kanal, dhe ne siperfaqene e brendshme te mitres
- Heqje e fibromiomave (rritje jo konaceroze ne miter)
- Heqjen e indeve fibrotic dhe aderencave pas aborteve ose procedurave te tjera kirurgjikale
- Heqjen e septum uteri
- Heqjen e trupave te huaj
- Heqjen e mbeturinave pas aborteve ose pas lindjes
- Korrigjimin e istmoceles
- Sterilizimin tubar te perhershem (essure)
- Per te bere “ gervishtje “ per te ndihmuar procedurat e fertilizimit in vitro
- Trajtimin perfundimtar me ablacion ne rastet e cikleve menstrual ne sasi te shtuar

Histeroskopia diagnostike: kryhet ne mjedis ambulator, pa pergatitje te vecante te gruas Pergjithesisht, duke qene se realizohet me instrumente te holle, eshte e mire tolerueshme dhe kryhet ne gjendje zgjuar, pa perdorur qetesues, dhe as anestezi lokale. Ne raste te vecante mund te perdoren anestezi lokale apo sedacion. Nese perdoret histeroskopi rigid, eshte e mundur qe gjate kesaj procedure te behet: marrje biosise, heqje e polipeve, miomave te vogla, septum, si dhe ngjitjet e brendshme te mitres, heqja e Diu, apo mbeturinave te aborteve. Ne te njejten kohe eshte e mundur te behet edhe sterilizimi tubar (kontracepsion definitiv).Pas mbarimit te procedures, gruaja mund te shkoj ne shtepi dhe te vazhdoj aktivitetin e saj normal.

Kjo procedure zgjat nga 5 deri 30 min, dhe pasohet me krampe te ngjashme me ato te ciklit menstrual.

Histeroskopia terapeutike: kryhet ne kushte spitalore, me pergatitje paraprake te gruas. me anestezi gjenerale. Ne kete rast histeroskopi qe perdoret quhet rezektoskop, dhe ka diameter me te madh, qe lejon kalimin e instrumenteve te ndryshem. Kohezgjatja varet nga procedura qe do te kryhet dhe nga gjendja gruas (mosha, pariteti, menyra e lindjes).

Rreziqet e procedures: sikur me cdo procedure kirigjikale, eshte e mundur te ndodhin komplikacione.

- Infeksione
- Hemoragji
- Perforacion i mitres, ose demtim i qafes se mitres.
- Komplikacione nga mbingarkesa me fluid (Hsk terapeutike)

Nuk rekomandohet te behet HSk ne raste te:

- Semundje inflamatore pelvike
- Rrjedhje vaginale
- Inflamacione dhe infeksione aktive te qafes se mitres
- Vezike urinare e distenduar

Si kryhet procedura?

- Pacientia vishet me kemishe spitalore.
- Zbrazet fshikeza urinare para procedures.
- Gruaja shtrihet ne tavoline ne pozicion gjinekologjik.
- Pastrohet vulva dhe lekura perreth me solucion dezinfektues. - Kalohet histeroskopi me kujdes ne vagine (vaginoskopi), me pas ne kanalin e qafes se mitres dhe se fundmi ne hapesiren e mitres duke perdorur likid (uje fiziologjik ose lende te tjera).
- Behet ekzaminimi i kujdesshem i kavietetit, dhe nese duhen kryehen procedurat perkatese.
- Ne perfundim hiqet gradualisht dhe me kujdes histeroskopi.
- E gjithe procedura regjistrohet.
- Gruaja mund te qendroj ne tavolin persa kohe qe e ndjen te nevojshme.

Pas procedures.

Koha e rrimarjes eshte ne vartesi te procedures dhe anestezise se dhene : nese eshte gjenerale apo sedative behtet monitorimi deri sa te stabilizohet gjendja e pergjithsme.

Gruaja mund te kete krampe si menstruacionet, dhe hemoragji vaginale 2 deri 3 dite me pas. Mund te perdori qetesues te tipit anti finflamator josteroid. Eshte e keshillueshme qe gruaja te mos perdori tampon vaginal per te pakten 2 jave.

Nese ka ethe, dhimbje barku, hemoagji te madhe, ose rrjdhje vaginale te rende duhet drejtuar ne spital.