- Aborti spontan
 - Adenomioz
 - Amenorreja
 - Anatomia ap. Femëror
 - Anemia
 - Astma gjatë shtatzënisë
 - Anorgazmia
 - Back Pain (dhimbja e shpinës)
 - Çrregullimet e gjendres tiroide
 - Çrregullimet Gastrointestinale
 - Diabeti i shtatzënisë
 - Dismenore
 - Dispareunia
 - Ekografia
 - Embolia e Likidit Amniotic
 - Endometrioza
 - Fibroza Kistike
 - Fiziologjia e Ap. riprodhues
 - Geu (Barra jashtë mitre)
 - Gjendra e Bartolinit
 - Hingoma Cystike
 - Histeroskopia
 - Infeksionet e aparatit urinar
 - Inseminimi artificial
 - Kanceri Vaginal
 - Kanceri i Vezores
 - Kanceri i Vulves
 - Kanceri i qafes se mitres
 - Karunkula e uretres
 - Kontracepsioni
 - Kontracepsioni i urgjences
 - Korioamnionitis
 - Rekomandime K.Urgjences
 - Kolposkopia
 - Licheni Vulvar
 - Lythat Gential
 - Menopauza
 - Menoragjia
 - Mykoza vaginale
 - Pap Testi
 - Polipet e Mitres
 - Semundje Inflamatore Pelvike
 - Semundjet e zemres
 - Semundjet Gastrointestinale
 - Sëmundje të Transmetueshme
 - Shtatezania molare
 - Sindromi Premenstrual
 - SPCO
 - Te vjellat ne shtatezani
 - Toksoplasmoza
 - Vaginit Atrofik
 - Vaginoza Baktriale
 - Vulvodynia
 - Ushtrimet Kegel
 - Dhimbjet Gjinekologjike
 - Kalendari i Kujdesit Prenatal
 
Kanceri i Vezores
	Kanceri i vezores e merr origjinen nga qelizat e vezores.
Vezoret jane  ne formen dhe madhesine  e bajameve  dhe vendosen prane mitres.  Gjate jetes riprodhuese te gruas ato prodhojne  qelizat veze si dhe homonet  steroid femeror estrogjen dhe progesterone.   Kanceri i vezores  shpesh here kapet ne stadet e perparuara,  atehere kur eshte perhapur ne indet perreth,  cka e ben te patrajtueshem dhe fatal.
 
Simptomat
 
	
Shenjat klinike te  ketij tumori nuk jane specifike dhe shpeshhere ato imitojne gjendje te pergjithshme  sidomos te semundjeve  te aparatit  gastro-intestinal:
 
•	Rendim i barkut,  ndjenje  ngopjeje e menjhershme,  fryrje,  gurgullima ne bark.
 
•	Dhimbje ose diskomfort pelvik 
•	Tretje  te keqe dhe  te vazhdueshme,  gazra ose te perzjera 
•	Ndryshime ne daljen jashte ne forme  kontripacioni
•	Ndryshime ne urinim  ne forme  shpeshtesimi  te urinimit 
•	Humbje  oreksi,  ngopje e shpejte 
•	Rritje e permasave  te barkut (rrobat nisin te rrine ngusht ne  nivelin e belit)
 
•	Ndjenje  e vazhdueshme mungese  energjie,  keputjeje, pamundesi.
 
•	Dhimbje te mesit 
Shkaqet
Nuk eshte i qarte  shkaku i kancerit te vezores.  Pergjithesisht,  tumori nis kur qelizat   normale pesojne nje mutacion ne materialin e tyre gjenetik,  duke bere qe keto qeliza te rriten dhe  shumefishohen jashte konrtollit.    Dhe duke  qene se keto qeliza nuk vdesin ato grumbullohen dhe formojne masen tumorale. Me pas keto qeliza perhapen ne organet perreth dhe ne ato me te largeta(metastaza). 
 
Tipet  e kancerit te vezores:
 
•	me origjin nga qelizat qe veshin  nga jashte vezoret (epithelial)
 
•	me origjin nga qelizat  veze –prodhuese (germinal)
  
•	Me origjine nga qelizat hormone prodhuese  (stromal) 
  
Eshte tipi i tumorit  qe percakton prognozen dhe  mundesit e trajtimit!
 
Ka disa faktore qe  rritin rrezikun per te zhvilluar  kancer te vezores,  por kjo nuk do te thote qe nese nje grua i ka keto faktore,    do te semuret domosdoshmerisht. 
•	Mutacion i trasheguar gjenik:  nje pjese e  vogel e rasteve  me kancer te vezores jane te shkaktuar nga nje mutacion gjenik i trasheguar. Keto gjene jane  BRCA1  dhe  BRCA2
 
(gjeni i kancerit te gjirit).  Keto gjene jane  identifikuar ne grate e familjeve me raste te shumte te  kancerit te gjirit,  nga ku kane mare dhe emrin.  Por  ne fakt keto mutacione behen faktore per  zhvillimin e kancerit te  vezores,   gjithashtu.    Nje tjeter link eshte edhe sindromi i  trasheguar i kancerit colorectal jopolipoid  (HNPCC) qe shoqerohet me rritje te  mundesive per te zhvilluar kancer te shtreses se brendshme te mitres (endometer) ,  te zorres,  te vezores,  dhe te stomakut.
  
•	Histori  familiare  per kancer te vezores:  nese  nje i aferm i grades se pare,  nena,  moter,  apo teze,  kane kancer te vezores rriten mundesit per  tu shfaqur ne  femrat e tjera te familjes. 
 
•	 Prani e nje kanceri te   mepershem  prania e nje kanceri te gjirit,   kolonit,   rektumit,  apo mitres rrit shancet per kancer te  vezores. 
•	Mosha e rritur. me rritjen    e moshes rriten shancet per te bere kancer te vezores,  dhe sidomos pas menopauses.
  
•	 Te mos mbetur kurre shtatezane (nulipariteti) 
  
Diagnoza - vendoset   duke u  bazuar ne disa teste dhe procedura:
  
•	Ekzaminimi pelvic:  kontrollohen me kujdes dhe kerkohen ndryshime ne  vulve,  vagine,  qafen e mitres,  ne miter,  pranine e masave ne pelvis,  apo te ngjtjeve  (adherenca). Gjate  vendosjes se spekulimit,  merren tampon per infeksione te ndryshem,  si dhe  pap test. 
 
•	Ekografia:   gjate se ciles behet vleresimi i permasave,  formes,  struktures se vezoreve,   te mitres,  dhe strukturave perreth. 
•	Nderhyrje kirurgjikale  per te marre material per ekzaminim  histopatologjik,  per te konfirmuar diagnozen. 
•	Dozimi  CA 125:   eshte nje  proteine  ne siperfaqen e qelizave kanceroze  dhe ndonjere edhe ne siperfaqet e indeve te shendoshe.   Duke qene    se  vlerat e ketij markuesi jane te larta  dhe ne shume gjendje jokanceroze,   dozimi  i tij nuk  perdoret per te vene diagnozen,  por per te  monitoruar trajtimin.
  
•	HE4 (human  epididymal protein 4) :   eshte  biomarkues i perdorur per dedektimin e  kancerit te vezores.  Shprehja e  tij ne qelizat normale eshte shume e vogel.  Rritje te vlerave te  ketij markuesi jane pare ne te semuret me kancer te  vezores.  HE4,  perdoret per te monitoruar rekurencen  e semundjes ne pacientet me kancer epithelial te  vezores Ne rastet e masave pelvike  me ane te algritmint  (ROMA) perdoret ne kombinim me  vlerat e ca 125 per te percaktuar nje vlere te mundshme per cancer te vezores. 
 
Stadifikimi: 
 
•	Stadi  I.     Tumori i  kufizuar ne nje ose ne  te dy vezoret.
 
•	Stadi  II.   Tumori i perhapur ne organet e afterta, ne miter apo tuba. 
•	Stadi  III.   Tumori i perhapur jashte organeve pelvike,  ne limfonoduj apo ne   organet e barkut.
•	Stadi  IV.   Tumori  i perhapur jashte organeve te organe te largeta si melci,  mushkri,   kocka.
 
Trajtimi: 
 
Perfshin     kombinimin e kirurgjise me kimoterapi.
Kirurgjia:  Per trajtimin e kancerit te vezores eshte nje intervent i zgjeruar qe perfshin  heqejne e te dy veozreve,  mitres, tubat e Fallopit,  limfonodujt a afert,  nje shtrese indi dhjamor te hapesieres se barkut (omentum).
  
 Por nese tumori kapet ne stade te hershme,  mund te behet  ndehyrje me  kufizuar  e vezores se prekur,  duke  ruajtur ne kete menyre dhe fertilitetin e gruas (nese ka deshire) 
Kimioterapia:  mund  pas  nderhyrjes kirurgjikale  per te vrare cdo qelize te mundshme te mbetur ne organizem.  Por mund te perdoret dhe si terapi  fillestare ne format e perparuara te semundjes.  Merret ne injeksione  ne vene,  ose e hidhet direct ne hapesiren e barkut.
  
Parandalimi:  
•	perdorimi i  kontraceptiveve oral:  perdorimi  i  pilulave  homonale  ul rrezikun per kancer te vezores,  dhe ky rrezik ulet me shume me kohen e perdorimit te tyre.   Gjithsesi per shkak te efekteve anesore te tyre,  eshte e rekomanduar   marja  nen kontrollon e mjekut.
  
•	 keshillimi gjenetik  ne format familjare: nese jane bartes te  mutacioneve genetic  duhet menduar heqja profilaktike e  vezoreve    



